Për të 8- in vit rradhazi, Bashkia e Shkodrës dhe Shoqata Kombëtare e Artizanëve të Shqipërisë, organizuar panairin e artizanatit, i cili përkon edhe me “Ditën Botërore të Artizanatit”:
Sivjet, ishte e veçantë prania e Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili nderoi me titullin “Mjeshtër i Madh” kryetarin e Shoqatër Kombëtare të Artizanatit të Shiqpërisë, Zef Gjini.
Në fjalën e saj përshëndetëse, kryebashkiakja Voltana Ademi ka garantuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe promovimit të artizanatit dhe zejeve, si një mundësi e mirë jo vetëm për punësimin por edhe turizmin.
Presidenti Meta ka vlerësuar kontributin e Bashkisë Shkodër për zhvillimin e artizanatit, duke vënë theksin në bashkëpunimin shumë vjeçar me Shoqatën Kombëtare të Artizanatit të Shqipërisë.
Në fund të ceremonisë së organizuar në hapje të panairit, Presidenti Meta i ka akorduar Ing. Zef Gjinit titullin “Mjeshtër i Madh”. Më pas, presidenti Meta, kryebashkiakja Ademi dhe ing. Gjini, kanë vizituar stendat e artizanëve, ku kanë bashkëbiseduar nga afër me ta.
Ky aktivitet promovues i vlerave artizanale , të duar-artve Shkodran realisht sivjet ka marrë peshen e duhur, duke u vlersuar nga prania e presidentit të Republikës z, Ilir Meta.Nderkohë vlen të theksohet fakti mjesghtrit e artizanatit shkodran, gjithënjë e më shumë falë ftësive të tyre ka në ditur të sfidojnë dhe veshtersitë e kohërave.
Në realitet në Shkodër janë aq shumë personazhe që e meritojnë këtë titull, “Mjeshtër i Madh”, dhe që e kanë marrë. Por për hirë të së vertetës, kësaj rradhe presidenti dhe ata që ia kanë propozuar ka “qelluar” në shënj.Sepse ing Zef Gjini është një mjeshtë i rradhë.