“VIZA AMERIKANE” E SHEFQET MEKOS

0
122

Nga Selami Spahiu Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Viza amerikane, një novelë e trishtë e Shefqet Mekos, për tranzicionin shqiptar. Amerika, Perëndimi i largët, toka e premtuar, ka qënë një nga endrrat më të mëdha të shqiptarëve në këtë tranzicion të vështirë e të lodhshëm. Mijra shqiptarë kanë përfituar nga programi i Llotarisë Amerikane dhe nga vizat e punës apo studimit. Ka qënë dhe mbetet një dalldi kombëtare dhe në këtë dalldi kanë shtrirë tantakulat e tyre trafikantët e qënieve njerëzore, sekserët e vizave , që kundrejt shumave të mëdha pajisnin qytetarët shqiptarë me viza të falsifikuara. Ironia është se në këtë biznes fitimprurës janë përfshirë jo vetëm njerëz të rëndomtë, por edhe funksionarë të lartë, madje edhe punonjës të ambasadës. Megjithë goditjet e herëpashershme të organeve të policisë dhe drejtësisë, grupet e nëndheshme nuk e kanë ndërprerë aktivitetin e tyre, por e kanë sofistikuar atë. Në këtë hulli është futur shkrimtari Shefqet Meko, me të cilin njihemi që kur ai ishte nxënës më shkollën e mesme dhe aspironte të bëhej gazetar. Shefqeti falë këmbënguljes së tij u bë gazetar dhe nga gazetaria ka bërë një hap të suksesshëm në rrugën e letërsisë. Ai e realizoi endrën e tij amerikane, por shumë të tjerë ranë në rrjetat e trafikantëve dhe mbetën rrugëve, disa edhe familjarisht, duke u përballur edhe me drejtësinë. Një nga viktimat e këtij trafiku është edhe personazhi kryesor i kësaj novele, Artan Pojani, një biznesmen i ri, që merrej me rritjen e bletëve.Mund të jetë një imazh i 2 persona Ai e kishte endërr Amerikën, si mijra shqiptarë të tjerë që ëndërronin tokën e premtuar. Ai, bashkë me familjen aplikoi për vizë në zyrën konsullore, por kërkesa e tij u refuzua pa asnjë motiv. Këtu fillon edhe novela, të cilën autori e sjell para lexuesit me shumë nerv, me shumë mjeshtëri. Autori e ka shkelur tokën amerikane pa probleme, por atje është njohur me shumë raste falsifikimesh, të cilat kanë sjellë trauma për shumë qytetarë shqiptarë, të cilët kanl përfunduar nëpër gjyqe ose janë deportuar në atdhe, duke i dhënë fund endrrës amerikane. Autori e përjeton keq endrrën e personazhit të tij dhe nëpërmjet një mikut të tij, Pandi Pllaha, i cili është amerikanizuar prej vitesh, vihen në kërkim të këtij mashtrimi, ku rezultojnë të përfshirë edhe një zv/ministër dhe disa drejtues OJQ, të cilëve etja për pasuri, u ka verbuar sytë. Lakmia për para, për pasuri i zhvesh njerëzit nga çdo ndjenjë njerëzore dhe morale. Personazhi kryesor, me ndihmën e shqiptaro amerikanit, Pandi Pllaha, arrin të shkojë në USA nëpërmjet Meksikës dhe të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të emigrantëve të rinj dhe aty u njoh me personin që i kish vjedhur identitetin, duke u betuar si qytetar amerikan. Kjo e irriton njeriun e mirë, Agron Pojani, dhe duke marrë fjalën në këtë ceremoni demaskon këtë fenomen të shëmtuar të trafikimit dhe falsifikimit të vizave. Ai nuk kërkon hakmarrje, kërkon vetëm drejtësi sepse i kanë vjedhur ëndrrën amerikanë, i kanë vjedhur të ardhmen e fëmijëve. Fjala e tij tërhoqi vëmëndjen e autoriteteve përgjegjëse të emigracionit dhe të medias amerikane, të cilat nisën një fushatë dhe një hetim për të identifikuar autorët e këtyre falsifikimeve dhe për ti vënë ata para ligjit. Dhe një nga kryesorët e këtij trafiku është një zyrtar shumë i lartë, i cili, duke parandjerë rrezikun, i jep fund jetës. Por kjo nuk i jep fund fenomenit, i cili është një plagë e madhe shoqërore. Gjithsesi autori, nëpërmjet personazhit kryesor arrin të verë në lëvizje strukturat përkatëse në të dy vëndet për frenimin e këtij fenomeni. Novela është shkruar me shumë nerv, çka shpreh edhe shqetësimin e autorit ndaj këtij fenomeni. Njeherësh ajo është edhe një thirrje e fuqishme ndaj autoriteteve përkatëse për të frenuar këtë fenomen të rrezikshëm, që dëmton edhe klimën e bashkëpunimit midis të dy vëndeve. Shefqet Meko është autor edhe disa librave të tjerë, si “Këtu dhe atje”, “Diku puthen retë”, “Saga përtej Adriatikut”. “Viza amerikane” është përkthyer edhe në anglisht dhe së fundi edhe në turqisht.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.