NJË LIBËR QË ZBARDH REALITETIN SHQIPTAR

0

Nail  Draga, Koha e mediokrëve, Art Club, Ulqin, 2023VOAL

Libri “Koha e mediokrëve”, i autorit Nail Draga, brenda kopertinave të saja përmbanë ese, artikuj dhe vështrime, të botuara në periudha të ndryshme. Disa nga këto artikuj dhe shkrime kanë qenë të botuara në shtyp, të shpërfaqur nëpër portale në Mal të Zi, Kosovë, Shqipëri e gjetiu në hapësirën shqiptare por edhe më gjërë. Ky libër si i këtillë, meton të pasqyrojë për publikun lexues të historisë më të re, shumë delikate për shqiptarët, për shtetin dhe pushtetin, pushtetmbajtësit dhe pretendentët e tyre, të cilët  të mbërthyer nga joshja për famë e pasuri, me mjete e forma të palejuara kapen institucionet me të gjitha instrumentet shtetërore.

Qani  Osmani

Temat me të cilat rroket autori janë të shumëllojshme.Janë hallet dhe qorrollisja e njeriut tonë tok me politikën shqiptare në tranzicionin marramendës që birret nëpër labirinte të kohës e që neve shqiptarëve, gjithandej po na kushton shumë shtrenjtë. Hamendjet dhe sorollatjet individuale dhe grupore janë pikat që i sulmon autori, me të vetmin qëllim të gjendet diagnoza për shërim të shoqërisë shqiptare sa më shpejtë, sot se nesër mund të jetë vonë.“Koha e mediokrëve”, si titull përmbledh në mënyrë tejet të logjikshme qasjen e autorit të cilat janë të përmbledhuranë në 46 artikuj, me tema mjaftë serioze të cilat ngërthejnë në vete shumë të dhëna, shumë të vërteta në mënyrë tejet të guximshme të përpunuara, fakt ky i cili na dëshmon se ky autor nuk heziton tu rreket temave të cilat paraqesin dhe manifestojnë realitetin e mjerueshëm të shoqërisë shqiptare.Kur është fjala për shqiptarët e Malit të Zi, autori thekson “domosdoshmërinë për të ndriçuar vizionin që aspirojmë”. Të mos sillemi në “rrethin e mallkimit” si në legjendën shqiptare të murimit. Të vetëdijesohemi e të shporrim vetëmashtrimin në këtë hapësirë kaq të ngushtuar ku gjithsecili e njeh gjithsecilin. Alkimia e politikës si e tillë dhe ajo e politikës shqiptare në veçanti, nuk do të duhej të ishin caqe për standarde çoroditëse që me një të prekur me thupër, të shndërrohet në pasuri personale apo grupore të mediokreve. Në këtë vijë u shmangën, u margjinalizuan apo u haruan krejtësisht vlerat e mirëfillta nëpër të gjitha fushat e jetës.Libri i Z. Nail Dragës, i titulluar “Koha e mediokrëve”, jo rastësishtë është përmbledhur në këto fjalë. Në këtë libër autori i jep formë më se reale dhe precize mu këtyre fakteve të cilat janë përditshmëri e neveritshme dhe monotone, të cilën të gjithë ne nuk duam  ta kemi  përreth nesh, por ajo imponohet dhe bëhet e patjetërsueshme. Autori në këtë libër mëton të na tregojë se në në epokën tonë shoqërore, politike e kulturore në të cilën po kalojmë, jeta e përditshme frymon me një adhurim dhe me një ushtrim të lirë të karaktereve të ndryshme njerëzore, profesionale e mendore. Një ndër defektet e karakterit që po e përcjellin njeriun e ditëve tona është edhe mediokriteti i cili perceptohet si një defekt i mendjes, si një harlisje e disa njerëzve tanë. Madje edhe si një lloj sëmundje e pashërueshme që kërkon një terapi shoqërore.Për autorin njeriu mediokër, në të vërtet nuk është ndonjë përjashtim i jetës sonë e cila është e stërmbushur me përkeqësime dhe dukuri negative nga më të ndryshmet. Gjëja më e çuditshme është që rrethi dhe populli nuk denjon t’i japi hapësirën që ai të ngritët mbi njerëzit e merituar, intelektualët e vërtet, krijuesit e çdo lëmi. Të tillë janë dukur të jenë edhe fushatat e partive politike ku elektorati ka rënë në kurthet e verbëta të njerëzve të cilët me paraqitjen e tyre kanë pasur pamje engjëlli e përmbajtje mediokri.Nail Draga në këtë libër, më saktësishtë në njërin nga artikujt, trajton edhe dukurinë e çekuilibrimit si strategji që ka çorientuar veprimin e politikës shqiptare këtu ndër ne.PARLAMENTARIZMI DHE SHQIPTARËT NË MAL TË ZI (1990-2020) - FJALA e LIRË Kjo, thotë autori, ka qenë dhe mbase vazhdon të jetë, do të shtoja unë, metoda më e përshtatshme për të përçarë, për të rrënuar me djallëzi çdo gjë të ngritur me mund e sakrificë. Me kalimin e kohës shqiptarët dhe politika e tyre, thotë autori, për të shpëtuar nga vetvetja u “strehuan në kalanë e lakmisë (për pushtet e privilegje) dhe vetëpëlqimit” narcisoid them unë. Kjo lakmi, kjo ëndje, do të brejë substancën e e shoqërisë shqiptare në Mal të Zi por edhe më gjërë. Kështu do të fillojë shmangia, largimi dhe ikja e të rinjve që nuk pajtoheshin me politikën e partizuar, punësimet me libreza partiake, e që nuk mund t’i bënin rezistencë luftës së pakompromis, sidomos mes llojit. Ky fenomen do të krijojë zbrazëti profesionale e më pastaj edhe hapësirë për injorancën dhe mediokritetin me plot të dëgjueshëm dhe injorant. Andaj, kjo politikë është e rrasët me mashtrime, ndërskamsa, truqe e veprime lakmitare të pista.Në këtë tufë tekstesh të shkruara me guxim, të ngjeshura me mjeshtri, lexuesi i vëmendshëm e i kujdesshëm, duke lexuar do të hetojë kurthet dhe pusitë që ngrehen në jetën shoqërore e politike, e veçmas te kjo ndër ne që autori do ta emërtojë “politikë anarkike, “politikë e padefinuar”, “politikë biznesi”, “politikë lypsare”…ndërkaq unë do të shtoja emërtimet: politikë servilizmi e politikë vazalizmi.Injoranca, diletantizmi, ambiciet e sëmura dhe epitete të tjera të kësaj natyre, Draga do t’i përdorë në shtrirjen e tërësishme të teksteve të librit për të nxjerrë përfundime logjikë-plota sesi operohej indi kombëtar pa anestezion, meqë gjendja jonë ishte si në hipnozë. “Mendjet e robëruara” që në politikë u futën kinse për ta “shpëtuar kombin”, deklarata këto që bëheshin përpara elektoratit shqiptar e veçmas përpara ndërkombëtarëve, si dhe mentaliteti anarkik me shumë gabime e faje, kanë dëshmuar se kjo shturë trumacakësh politikë, ky zhgan kusarësh e intelektualësh laramanë “pa dhembje e fundosën çështjen shqiptare”.Për autorin politikë është vetë jeta. Me fjalë të tjera, politika me një energji negative në këtë rreth kohor të tranzicionit përfshiu çdo pore të jetës. Më së keqi e pësoi kultura kombëtare, e cila  me mendjelehtësi të vrazhdët u kuptua si “këngë që këndohet me dy-tre akorde”. Në mungesë e pamundësi të dijes e të guximit, në skenë zhagun e mbajtën “mediokrët”, “servilët”, “injorantët” me mbështetjen dhe përkrahjen e manipuluesve të strukur në limere hajdutësh, rrini të tulatur nëpër strofka grupesh e grupimesh. Dhe, nga veprime të këtilla të padenjëG, u lindën demagogët që vunë në rrezik mirëqenien shoqërore. Prandaj, ky tufan i furishëm i përgaditur që moti dhe i ndihmuar nga vetvetja solli dukurinë e akulturimit, një shpërlarje truri me pasoja të pariparueshme që ende, sot, nuk ia shohim shenjat e këndelljes. Dhe nëse nuk angazhohemi e nuk bëhet luftë për demokraci sa më të thellë, për të mirë të popullit, asgjë nuk do të ketë kuptim. Në të kundërtën, angazhimet dhe veprimet pa përmbajtje, me folklorizëm të thatë e optimizëm të rremë, nuk paraqesin asgjë tjetër, veçse ambicie të sëmura, kotësi, me të vetmin qëllim dëshirën dhe dalldinë për pushtet. Këto janë politikat e errëta të mbetura në labirint, e të cilat me guxim i gozhdon autori i librit dhe prej nga kuptojmë se nomenklatura udhëheqëse politike shqiptare e kësaj periudhe u shndërruan në personazhe qe me kohë i përbuznin qytetarët. Koha e mediokrëve”, e autorit Nail Draga, një libër që zbardh realitetin  shqiptar - DRINI.us  Më në fund vlenë të theksohet se shkrimet që i ofrohen lexuesit në këtë libër të autorit Draga, janë një përmbledhje e shkëlqyeshme që pasqyrojnë situatën politike e kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi, por edhe më gjërë. Në këtë libër trajtohen ngjarje dhe paraqiten ide, ku janë analizuar mirë konceptet e shqiptarëve, paraqitet ecuria për të ardhmen dhe sukseset e pritshme të popullit shqiptar në përgjithësi.Gjuha me të cilën është shkruar kjo përmbledhje, pra ky libër, është e pastër, me sintaksë të krehur mirë, me një leksikë të pasur, elemente këto të cilat edhe më shumë e shtojnë peshën e këtij libri. Duke i dëshiruar shëndet, fat dhe suksese në karrierën e tij të mëtejshme, çdo lexues i cili e ka librin mikun më të mirë, do të pret me padurim librin e ardhshëm të Dr. Nail Dragës, për të shtuar edhe më tutje jo vetëm numrin e librit shqiptar, por edhe cilësinë e tije si vlerë primare.

                                                                                  (Botuar në Koha Javore, janar 2024)

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.