KANUNI I LABËRISË

0
168
Nga Ndue Dedaj
(Ribotimi)
Dy ditë më parë Profesor Ismet Elezi, Tiranë, shkruante në profilin e tij në Facebook: “Jam i lumtur të ndaj me ju lajmin se pas disa vitesh nga botimi i parë, më në fund u realizua ribotimi i Kanunit të Labërisë, për të cilin punova për 25 vjet”.
Ai është një emër i njohur në botën shqiptare, si pedagog themelues i Fakultetit të Drejtësisë, mik i shumë gjeneratave të juristëve dhe jo vetëm.
Më 5 prill të këtij viti Profesor Elezi mbush 104 vjeç. Doemos që do të gjejmë një urim për atë ditë, siç kemi pasur kënaqësinë t’i uronim përmes telefonit 100 – vjetorin dhe tre vitet pas shekullit të tij.
Por urimi më i mirë besoj do të ishte ky që libër i rëndësishëm të hynte në bibliotekën tuaj, siç ka zënë vend prej vitesh dhe në bibliotekën tonë familjare.
Profesori është jo vetëm autor i Kanunit të Labërisë, por një nga studiuesit më të hershëm e më të njohur të së drejtës dokësore shqiptare, krahas Zef Valentinit, Emid Tedeskinit, Syrja Popovcit etj.
N. D.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.