MOS E MBYLL DERËN….

0
181
Këtë  mëngjes   mënduam për pak freski poezie nga qyteti i Vlorës. Poetja Rudina  Papajani, në kuptiomin e plotë të fjalës  është njëra ndër poetët më”freskuese” për lexuesin.Ndaj poezia mos e mbyll derën, tregon qartazi shpirtin e saj poetik.Kësisoj  kjo poezi është një limonad, një kafe , një….për të të gjithë.
NGA :RUDINA PAPAJANI
Mos e mbyll derën,
nëse shpresa vjen e lidhur,
nëse shtegu duket i pakalueshëm ,
në rrugën e ngushtë plot gurë ,
e gjembaç të lodhur pa kurfarrë ngjyre.
Mos e mbyll zemrën që dridhet ,
nga gjaku që gulshon ,
nëse jam e vdekur apo e gjallë,
shpirti nuk tretet nga fati i mbrapsht.
Mos e mbyll jetën,
nëse era këput degët deri në rrëngjethje,
mjafton puthja e diellit në syrin e rilindur,
pllakat e shpirtit që zënë e flasin ,
në lutjen e të munduarve.
Historia zgjohet në kufje malli,
në gërshërë që presin gojët,
në guackat që treten nga zhurma e valëve..

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.