Në Liqënin e Shkodrës “peshkjonë” 15 fotograf Europian

0

I ka bashkuar i njëjti pasion, por edhe misioni që ka qendra “Wild Europe”, që të evidentojnë dhe krijojë fondin e jetës së egër që deri sot i ka munguar Shqipërisë.Fotografë profesionistë dhe amatorë vendas nga, rajoni dhe vende europiane, eksploruan liqenin e Shkodrës dhe hapësirën përreth. Gjithçka nisi në mëngjes herët, në orën 5:30 minuta.15 fotografë nën drejtimin e Shkodranit Jetmir Troshani ngjitën malin e Taraboshit dhe shtigjet përreth tij.

Ecja zgjati 2 orë. Terreni ishte mesatarisht i veshtirë ndërsa rreziku më i madh mund të vinte nga ndonjë gjarpër. Jetmiri dhe disa shkodranë të tjerë e njihnin mirë zonën, ndaj evituan shtigjet problematike.Të tjerët ishte hera e parë që vinin në Shqipëri dhe po ashtu edhe në Shkodër.Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Hungaria, Gjermania, Serbia, SHBA, Zvicra e vende të tjera u bënë bashkë, në kërkim të jetës së egërJetmir Troshani na tregon më shumë mbi këtë iniciativë“Në fakt idea ka nis që një vit më parë. E organizuam. por ishte në përmasa të vogla. Gjatë vitit virtualisht u njohëm me miq të shumtë nga e gjithë bota. Menduam pse jo, mund të takohemi edhe fizikisht. Na bashkon pasioni për fotografinë. Unë doja shumë të vazhdoja idenë që kisha edhe një vit më parë. Fatmirësisht bashkia Shkodër na mbështeti. I ftova miqtë e mi dhe ata pranuan. Sot do të nisim nga Mali i Taraboshit, për ta ndarë ditën në tri momente të ndryshme. Mali menduam të bëhët në mëngjes herët edhe si shkak i temperaturave por edhe me shpresën se mund të gjejmë shpend”, tregon Troshani.

Rrugës Alexandre Verroye nga Franca po na tregonte se në Francë i kishte vendosur një shqiponje një unazë në gisht. Me anë të kësaj ai monitoronte shpendin çdo vit.Një mënyrë për të krijuar edhe një lloj identifikimi. Për shkak të numërit të madh që ishin duket se shpendët u trëmbën. Fotot e shkrepura nuk ishin të shumta në numër.Por, dita ishte e gjatë dhe e mbushur me aktivitete të tjera. Në orën 8:30 filloi pjesa e dytë e sesionit të fotografisë në ishullin përballë Taraboshit, në zonën e livadeve ku folezojnë dallëndyshet e detit dhe përfundon në Shirokë.Qëllimi i raundit të dytë është pikërisht fotografimi i shqiponjës së detit e cila në Shqipëri tonë folezon vetëm në liqenin e Shkodrës. Ajo çfarë e bën edhe më të bukur këtë rrugëtim janë historitë e fotografëvë disa amatorë e disa proesionistë.Granit Hyseni është mjek në profesion dhe vjen nga Kosova.

Unë vij nga Kosova. Me fotografimin më lidh pasioni, pasi profesioni im është mjek. Në liqenin e Shkodrës ka një mrekulli. Mund të gjesh shpend të ndryshëm, disa prej tyre pak të hasur në vende të tjera. Sapo fotografova dallëndyshën e detit, duke realizuar me sukses edhe këtë sesion të dytë. Ne duam të memorizojmë sa më shumë shpendë, janë të bukur, për mua jeta e egër është fantastike”. shprehet Hyseni.

Stefan Schlegl ka ardhur nga Gjermania. Ai është mrekulluar nga ajo çfarë ka parë në këtë liqen, pasuri kombëtare e Shqipërisë. Stefan thotë se këto bukuri natyrore nuk i gjen në Gjermani.

Jam nga Berlini dhe erdha këtu sepse Jetmiri më ftoi dhe doja të vija. Është hera e parë që vij këtu dhe mendoj se liqeni i Shkodrës ka disa specie të rralla shpendësh.

Në Gjermani nuk ke çfarë të shohësh, kam bërë më shumë se 2000 foto. Uji është i pastër dhe çdo gjë është mirë, por duhet shumë investim”, thotë ai.

Ilir Hebovija është një tjetër shkodran i cili iu bashkua Jetmirit për të promovuar Liqenin e Shkodrës dhe pasuritë që ai ka. 

Një nga treguesit më të mirë për të parë se si vlen turizmi është rikthimi dhe ne rikthehemi herë pas herë. Duam të bëjmë diçka të mirë për ta kthyer pse jo në një traditë të përvitshme. Është bukur të shohësh vendlindjen tënde e cila citohet në ëebe apo faqe të ndryshme të vendeve të tjera. Dua të falenderoj edhe kryebashkiaken e cila i tha po nismës tonë për të pritur miq nga vende të ndryshme”.

 

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Rishfaqen bandat në Shkodër, gjobvënie tregtarëve të lagjes ‘Rus’

Ky quhet vëndi i zambakëve. I zbuluar vitet e fundit dhe që po shfaq interes jo vetëm për shkodranët por edhe vizitorët e huaj. Të këpusësh zambakë është e ndaluar, pasi është pjesë e zonave të mbrojtura. Për shkak edhe të bimësisë që gjendet aty, të shumta ishin shkrepjet.

Pilivesa ishte një ndër shpendët e cila dha një shfaqje spektakolare për aparatët duke bërë disa ngritje në ajër, lëvizje që fotografët i memorizuan. Për disa ky ishte momenti më i bukur i ditës.

Për dy orë liqeni i Shkodrës ishte në fokus të aparatëve të shumtë. Më pas “Wild Europe” vendosi të pushojë deri në orën 17:00, ku sesioni i tretë kishte një tjetër qëllim. Fotografimin e pelikanit kaçurrel.Nisja ishtë nga fshati Zogaj. Papritur afër kufirit ujor mes liqenit të Shkodrës dhe Malit të zi u shfaqën një tufë pelikanësh.Për fotografët ky ishte një moment i lakmueshëm, mund t’i fotografonin por nëse do të ishin më afër do të ishtë më e qartë.

Ligjet e ndarjes së kufinjve ujor janë strikte, 300 metër larg bovave që përcaktojnë ndarjen ujore ndaj ishte e pamundur për të kaluar kufirin ujor pasi përfundon në ujërat e Malit të ZiPër fotografët duket se ishte dita e tyre me fat. Pelikanët nisën të afrohen nga pjesa shqiptare duke realizuar kështu sesionin e fotografimit dhe mnemorizimit të tyre në aparate.Për Alexandre Verroye nga Franca dhe Nenad Mihajloviq nga Serbia ky është momenti më i bukur i ditës. Erdha nga Serbia por unë jam tip aventurier dhe nuk është problem për mua. Liqeni ka veçanti shumëllojshmërinë e shpendëve, natyra është shumë e bukur, Shqipëria është e bukur dhe liqeni i Shkodrës është i mrekullueshëm. Kulmi i adrenalinës ishte tani, fotografimi i pelikanit kaçurrel”, thotë Mihajloviq.

Erica Gambos ishte e vetmja grua e cila vinte nga Hungaria. E apasionuar pas kafshëve, Erica mbante në shtëpi plot 11 të tillë.

Unë vij nga Hungaria. Sot u kënaqa shumë. Pasioni dhe dashuria ime janë kafshët, por nuk mbetet pas as bota e egër. Kam në shtëpi 11 qenushë dhe kujdesem për to.Fotografimi i botës së egër këtu është ndër eksperiencat më të mira që do ruaj në kujtime. Edhe miqve të që kam në Hungari do iu tregoj për mrekullitë që kam parë në mal dhe në liqen”, tregon Gambos

Dita u mbyll rreth orës 19:00. Qëllimi ishte përmbushur. Miqtë mezi prisnin të ktheheshin në hotel për të parë mijëra shkrepje që kishin bërë gjatë ditës.Organizatori Jetmir Troshani, në përmbyllje të këtij takimi falenderon çdokend që mbështeti idenë dhe u bë pjesëE për të vazhduar tradita sërish është e nëvojshme mbështetja veçanërisht nga institucionet.Një foto në breg të liqenit të Shkodrës dhe një dolli ishin mënyra më e mirë për të përmbyllur një ditë plot aventurë, pasion dhe adrenalinë.

Qendra “Wild Europe” ka për qëllim evidentimin dhe krijimin e një fondi unik që deri tani ka munguar të jetës së eger në vendin tonë. Ata synojnë që krahas punës shkencore të berë nga studiues të nderuar vendas dhe të huaj, t’i shtohet dhe një pasuri e re e cila ka vlerë në disa dimensione.Fotografimi cilësor që i shërben më së miri gjithë teksteve shkollore të të gjitha niveleve të arsimit. Krijimi i një fondi të përhershëm të arkivimit të fotografive të jetës së egër.Shqipëria  është shumë prapa në këtë aspekt pasi ka arkiva personale por nuk ka arkiva publike të cilat të mund të aksesohen nga qeveria qëndrore dhe vendore, publiku i gjërë, nga studiesit, studentët etj. ky është hapi i parë për të krijuar një network të qëndrueshëm me fotografë nga gjithë Evropa për ta parë liqenin e Shkodrës./CNA.al

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.