Tuz/ Zoja Rruzare “pastron” Qiellin nga retë”ikën”shiu, një ditë me diell mbush sofren bujare të Familjes Nikollë Gegaj

0
276

“Zoja Rruzare” e Trieshit festohej gjithmonë te dielën e parë të Tetorit në mënyrë madhështore me miq e bija, me nipa dhe mesa. Banorët autokton të Trieshit e kishin festuar këtë ditë për shekuj të tërë.  Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme Ndaj  paria e vëndit kishte kërkuar nga autoritetet e larta fetare që krejt Trieshi ta festonte Zojën Rruzare të dielën e parë të tetorit. Ata që kishin festuar Sh’Njonin kishin hequr dorë nga festa e tyre më 29 gusht.Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme Edhe pasardhësit e Ba Keqit kishin pranuar si festë të tyre Zojën Rruzare. Kjo marrëveshje kishte qenë akti më simbolik i bashkimit të Trieshit. Kjo vepër e madhe u realizua në gjysmën e dytë të shekulit XIX, siç duket me rastin e 300-vjetorit të fitores së Lepantos.Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe njerëz në këmbë Kuvendi dhe Paria e Trieshit kishin arritur dy marrëveshje historike. Marrëveshja e parë që krejt Trieshi të festonte Zojën Rruzare dhe Marrëveshja e Dytë që kjo ditë të festohej gjithmonë të dielën e parë të tetorit. Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme  Ky vendim nuk u shkel asnjëherë për pothuajse një shekull e gjysmë. Këtë vendim të lartë njerëzor e kishin arritur burrat më të përmendur të Trieshit të cilët kanë lëne gjurmë në historinë e atyre trojeve. Këtë vendim e kishin pëlqyer edhe autoritet e larta fetare të asaj kohe. Ky vendim nuk është lëkundur asnjëherë deri sot. Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshmeKësisojë
Zoja e Trieshit festohet gjithmonë në fillim të tetorit, që natyrisht është muaji më i frytshëm i gjithë vitit. Tetori është muaji i motit të mirë. është muaji i bereqetit i bagëtisë së majme, sidomos i deshve për fërlikë.Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme Gjatë këtij muaji bjeshkatarët ulen në vërri. Ështe muaji i rrushit dhe verës e rakisë.Entuziazmi për këtë festë ishte më i madh se për çdo festë tjetër të motmotit. Në atë kohë, Zoja e Trieshit festohej tri ditë e net.  Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme Fillonte të shtunën në mbrëmje dhe merrte fund të martën. Miqtë largoheshin të martën,ndërsa bijat e mesat mund të qëndronin dy javë dhe më shumë. Trieshi ishte shumë i kujdesshëm që pritjet e miqve të ishin në nivelin më të lartë.Ndaj nuk kishte se si të ndodhte ndryshe  edhe sot   në  familjen e Tieshianit   të mirë   sa  vetë  mirësia , siç është  familja e Nikollë  Gegaj.Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë  Kështu në   këtë  të bardhë  , si vetë  bardhësia  e zëmrava  bujare të Trieshianve , për të  festuar së  bashku me këtë  familje ishin   miq,   shok,  nga të dy shtetë  Mali i Zi dhe Shqipëria .Kanë  trokitur gotat dhe kanë  uruar me fjalët e tyre më  të zgjedhura  “Mjeshtri i Madh” Ilmi Kurti  i cili , ashtu siç di ai  solli  në këtë  sofër  mesazhin e  bashkpunimit dhe vllazërimit të  popujve  pa dallim krahine , kombësie  apo besimi . Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë E ky mesazh   përcillet pikrisht në një ditë  bardhë të festës së Zojes Rruzare.Nderkaq  Legjënda e Lahutës Shqiptare  Jonus Delaj  ka përshëndetur vetëm  ashtu sië di Ai  me këngë.Kësiosojë tingulli i lahutës, ka përcjellë si ushtimë  malësh  vargjët e këngës:Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

N’djep t Tireshianit të Shqiperisë

Pëkundet fisi i Gegajve të Malësisë

Derë e hapunpër miqësi e rrugëtarë

Sofër shtruar e zëmër bujarë

E ambë buka e P:ërlok Gjeloshit

kështu pat thanëDed GjonLuli i Hotit….

Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme   Tradita  e  mikpritjes për këtë  festë  na tregon se :Në Triesh muaj të tërë flitej në lidhje me përgatitjet e kësaj feste. Burrat bënin meremetime të mëdha në shtëpitë e tyre. Ata i lyenin shtëpitë me gëlqere. Gratë shkonin tek krojet për të larë rrobat dhe teshat e shtëpisë, sidomos ato të shtretërve. Ato pastronin për bukuri oborret e shtëpive dhe rrugët aty afër. Pjesën më të madhe të artikujve ushqimorë i kishin të vetat, por ato që mungonin i blinin në Podgoricë. Trieshi e blinte rakinë e verën në Fundna të Kuçit.  Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë Ata ishin të njohur për kualitetin e mirë të këtyre dy pijeve tepër të rëndësishëm për festimin e Zojës së Trieshit. Buka,mishi,djathi e rakia e vera ishin të domosdoshme. Gratë e fëmija i pëlqenin shumë petullat e mjaltin. Djathërat e ndryshme të bjeshkës kishin shijet të veçanta. Miqtë e Zojës së Trieshit e pëlqenin shumë mazën e bjeshkës dhe djathin e ziem.Ndaj dhe sot  “sofra”  tgavolina e mbushur plot  me t’ana t’mirat, i kishte të gjitha këto  prodhime të bjeshkës së trieshit.Trieshi ishte i njohur edhe për patate të mira. Mishi i dashit i pjekur në fërlik kishte rëndësi të veçantë, ky ishte kryesori (main course).Pjekja e fërlikut ishte një punë e vështirë dhe delikate. Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë  Ata që e merrnin përsipër këtë punë ishin serioz sepse kjo punë kërkonte durim dhe kujdes të veçantë.   I Zoti i shtëpisë  Nikollla  së  bashku me gruan dhe  vajzëën qëndruan si dikur  mnotit  gjithë kohën duke bërë  “hyzmet” sherbim   mysafirve, duke bërë dhe  muhabet me miq, ndërsa ata që ishin më të ri pinin e këndonin edhe më shumë se duhej, këtë nivel entuziazmi ua shtonte rakia. Në Zojë të Trieshit vinin për festë rapsodët më të njohur të Malësisë. Ndaj  serish  kënga  e  “babait” të Lahutës Shqiptare  Jonus Delaj do përcillte  vargjet e kësaj kënge për fisin Gregaj….Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të brendshme

N’bjeshkët tona lisat rritën

Ata s’thahen e as  nuk  vritën

Por gjithëmonë me filza t’ri

lëshojnë shtatë  për këtë  Malësi

E bjeshkët fortë po e lëshojnë  zanin

Për fisin Gegaj kangën se ndalin

E i thonë  lahutës prap  me ra

Se malësoret lindin  n’kullla Kala….Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Të gjitha festat e krahinave të Malësisë së Madhe ishin një mrekulli, ishin   dhe janë kulmi i gëzimit,bujarisë,nderit e respektit familjar e shoqëror. Ato ishin  dhe mbetën  një spektakël i vërtetë. Këto institucione jetuan nëpër shekuj dhe riorganizimi i tyre sidomos në trevat tona do të ishte një rilindje e dyte e traditës më fisnike të maleve të Malësisë.Kështu do të thonin të gjithë  mysafirët   e kësaj dite të bardhë feste në familjen e Nikollë Gegaj. ndaj siç u shpreh edhe  Ing  Gjon  Gjelaj ,   e tjerë, por edhe  nënkryetari i Komunës së Podgoricë intelektuali   i përmasave nderkomb ëtare Marian  Junçaj ; Famija e Nikollë Gegaj është  tipike një  familje   enderuar   qytetare  dhe  që  nuk harron kurr  traditën e të parve.Mjaft prej mysafirve sot  në këtë festë ishin edhe miq e koleg të Nikollë Gegaj  nga qytetarët e Malit të zi, përfaqësues të të gjitha shtresave qytetare e politike, pra një harmoni model  i bashkëjetesës.Ata i pëlqejnë shume festat e malësorëve sidomos pritjen e përzemërt dhe të sinqertë të malësorëve shqiptarë. Këto janë pjesë e kulturës dhe qytetërimit të vërtetë evropian. Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme    Festat krahinore ringjallin dashurinë për traditën tonë fetare dhe kombëtare.   I madhi  Shtjefen Ivezaj   do shprehej:Unë personalisht i kujtoj ato kohëra dhe ato festa me shumë dashuri. Urime e gëzuar për shumë vjet Zojën e Trieshit .Këtë  ditë plot ngjyra  festive  veçmas mjaft  mysafirve të  familjes  Gegaj nga Shqiperia  ishin edhe një staf i pëerbashket i Tv Kopliku , i Portaleve  Malësia chhanall me administrator Arben Hysa, Revista “Fjala “, Ku veçmas këtij reportazhi , tashmë  në studiot e montazhit po përgaditet edhe një  telereportazh  nga kjo ditë e bardhë, plot diell e  Zojes Rruzare  këtu   në Tuzin e Malësisë   në Malin e Zi, pë ta transmetuar së shpejti. Edhe një herë Gëzur Trieshian  festen e Zojes Rruzare !!!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.