MISION I KRYER

0
349

Përg:Pranvera D. Gjoni    May be an image of 2 people and people standing

Jo çdo dje, është e shkuar!
Kur me sytë e mendjes shoh sërish gjithçka çfarë ndodhi në një pasdite të plotë, prej orës 13:30 deri në 18, në sallën moderne të Wirtschafsclub në Düsseldorf ditën e dielë me 5 qershor 2022, ndjejë akoma 100% atmosferën e mrekullueshme të krijuar që në minutat e para përshëndetëse, që në mirë se ardhjen përqafuese, sikur po ndodh tani Manifestimi dhe konkursi letrarë “Azem Shkreli” 2022.
-Tradicionalisht, hapjen e këtij eventi me pëmasa europiane përsa i përket gjeografisë së pjesëmarrësve, e bëri “Kënga e turpit”, e cila mban vulën poetike të të madhit Azem Shkrelit!
-Pas prezantimit të përmbajtjes së programit, sallën e mbushën tingujt klasikë të mrekullueshëm të artistëve:- Alban Pengili – violinë, i cili kishte mbaruar shkollën e muzikës në Tiranë, pastaj studimet e artit në Essen. Dhe miku i tij Peter Asorge-kitarë, i cili kishte kryer studimet muzikore në Universitetin e Bochum.May be an image of 8 people, people standing and indoor
– Pjesët e përzgjedhura muzikore nga artistët Pengili dhe Asorge, të Paganini, Shubert… shoqëruan aktivitetin gjatë gjithë pjesës së parë, duke i shtuar dhe një dimension të ri kulturorë, këtij eventi vjetorë, dhe u pritën mjaft ngrohtë nga pjesëmarrësit.
– Nderin, sharmin, mençurinë ia shtoi prezenca dhe fjala e z. Lazim Destani, humanist dhe afarist i shquar.
-Fjalën përshëndetëse të manifestimit e mbajti kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, z. Dibran Demaku! ( Edhe pse në kushte jo favorizuese shëndetsore, prezenca e tij ishte vlerë)
– Referimin rreth jetës dhe veprës të kolosit Azem Shkreli, e mbajti z. Pal Sokoli.
Në këtë referencë, njohja, meritat, vlerat e veprës dhe figurës poliedrike të Shkrelit, ishin qartësia e padiskutueshme gjatë gjithë shtrirjes së analizës… por, këtë herë u vu në pah me një theks qortues dhe rreptësisht të patolerueshëm, ndaj “mbetjeve të kombit” që heronjtë e vërtetë, vlerat e mirëfillta, mundohen e duan t’i ndërrojnë me antivlera dhe gjëmime të mëshirueshme…May be an image of 6 people and people standing
-Zelije Ramadani, zonja e dhimbjes me monologun:- “Jeta e një nëne…”, solli në sallë dramën shqiptare, me një tronditje emocionale të jashtëzakonshme, ku askush s’mundi t’i mbajë sytë thatë…
– Pasi lista e poetëve ishte bërë, lexuan, recituan njëri pas tjetrit deri në fundin e pjesës së parë, dhe gjithashtu vazhduam edhe në pjesën e dytë, pas pushimit dhe drekës, autorët:- Sead Ramadani, Faruk Tasholli, Smail Aliu, Marta Ndreca,Sadri Gashi, Sadije Hamiti, Mehdi Ibrahimi, Dibran Demaku, Brahim Avdyli, Pal Sokoli, Angjelina Krasniqi, Besnik Gashi, Edmond Mesuli Ed, Adrian Zagori, Avni Neziri, Pranvera D.Gjoni (ndjesë, nqs kam harruar ndonjë)…May be an image of 3 people and people standing
– Prania e këngëtarit, publiçistit, shkrimtarit Driton Gashi, i dha manifestimit muzikalitet, i dha shpirt, i dha zërin e tij melodioz…
I shoqëruar nga kitaristi Bekim Gashi, bënë që salla të kërcente nën magjinë e këngëve të larmishme.
– Prezantimin e librit “Vetërrëfim” të autorit Mehdi Ibrahimi, e bëri z.Pal Sokoli.
Për nga tematika e nxehtë që trajtohet në ketë libër u bën pyetje të ndryshme nga salla. Hapja e dosjeve, për të ndarë një herë e përgjithmonë terrin nga drita, ishte, është dhe do mbetet deri në realizimin final, (si në Kosovë e Shqipëri) një zonë gri, ku dreqi gjykon ëngjëllin, dhe ëngjëlli vdes sërish duke ia vrarë pafajsinë brez pas brezi…
E vërteta duhet të lindin, të shohin dritën, pa vdekë dëshmitarët!
Faktet, janë çelësat e paqes dhe ë zhvillimit!May be an image of 7 people, people sitting and people standing
– Në emër të komisionit të jurisë, të përbërë nga z.Pal Sokoli-shkrimtarë e publiçist, sekretarë i Lidhjes, z.Azem Xhafolli-poet, z.Sead Ramadani, poet dhe anëtarë i kryesisë së Lidhjes, dha verdiktin e fituesve të konkursit “Azem Shkreli”, duke i analizuar vlerat e fituesve të përzgjedhur.
– Çmimin “Azem Shkreli” në poezi, e merr Pranvera Drita Gjoni me vëllimin poetik, “NOMADJA E DRINIT”.
– Çmimin “Azem Shkreli” në prozë, e merr Dafina Buçinca me romanin dramatik, “FËMIJË NË LUFTË”.May be an image of 2 people and people standing
– Çmimin e LSHAKSH, e merr Brahim Avdyli me vëllimin poetik “AUREOLAT E DRITËS”.
– Çmimin e orës letrare e shpalli z.Faruk Tasholli, dhe iu dhe monologut “JETA E NJË NËNE…” interpretuar dhimbshunisht nga znj. Zelije Kryeziu-Ramadani.
– U antarësuan gjenerata të reja pranë Lidhjes, e cila sjell shpresë dhe frymë për të ardhmen.
– Regjistrimin e këtij evenimenti, e bëri kameramani profesionist z.Amet Konjusha.
– Sponsorizuan aktivitetin:- Familja Shkreli, Valon Shkreli dhe organizatorë, Hajredin Ibrahimi edhe organizatorë, z.Lazim Destani, LSHKASh, znj. Drita Nikoliqi Binaj.
* Lumturitë s’janë Katedrale, ato janë si këto orë të bukura mes miqsh. Plotë kënaqsi, mendime, kulturë, sinqeritet, dashuri mes njëri-tjetrit, vlerësim e nderim për të gjallët dhe për ata që kanë lënë frymën e artit dhe të njeriut të mirë mes nesh.
-Lumturitë, janë grimca të vogla të formuara nga shpirtra të bukur, të dlirë, mirëdashës, humanë, me dashuri sakrifikuese…
-Lumturitë, jemi ne! Realiteti i prekshëm i këtij aktiviteti përplot shpresë.
Shpresë për të sintetizuar vlerat e mirëfillta! Ajër për të frymuar edhe kur mos të jemi më fizikisht!May be an image of 7 people, people standing and indoor
-Lumturitë, janë liria!
– Së fundmi, bashkë me shkrimin do postojë foto dhe video aq sa kam…( po pati kush plus, ju lutem postojini poshtë shkrimit)
U takofshim me vlera të reja, në Manifestimin e 2023!
– Skenari i aktivitetit:-Pal Sokoli
– Moderatore:- Pranvera D. Gjoni
May be an image of 2 people, people standing and indoor
Belgjikë, 7 qershor 2022.
May be an image of 2 people, people standing and indoor

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.