Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi dje 1-1 në Islandë për Ligën e Kombeve. Tanimë fokusi është në përballjen me Izraelin të premte në Air Albania (20:45), ndërsa me grupin do bashkohen dy futbollistë.Armando Broja prej mbrëmjes së djeshme ndodhet në Shqipëri dhe është gati për duelin e radhës, me sulmuesin që për shkak se ishte infektuar me covid-19 mungoi për ndeshjen e djeshme.Edhe Myrto Uzuni pritet të jetë alternativë për trajnerin Reja, me sulmuesin e Granada që vuante një dëmtim dhe përgatitjet i zhvilloi veçmas grupit. Do jetë stafi mjekësor që do vendosë për gjendjen e 26 vjeçarit.