Gjimshiti dhe Xhaka në formacionin e javës në Europa League

0
60

Mbrëmjen e djeshme u luajtën 4 sfidat e para çerekfinale të Ligës së Europës, ku u shënuan në total plot 9 gola. Surpriza ishte disfata 0-3 që Liverpooli pësoi në “Anfield” nga Atalanta e Berat Gjimshitit.

Leverkuseni i Granit Xhakës mposhti West Ham me rezultatin 2-0. Roma mori një fitore minimale 1-0 në “San Siro” kundër Milanit, ndërkohë që Benfica mundi Marseille.

“Sofa Score” ka publikuar 11-shen më të mirë të Europa League ku nuk mungon Gjimshiti dhe Xhaka. Në sy bie edhe numri i lartë i futbollistëve të Leverkusenit që kanë shkëlqyer, ndërsa nga Milani nuk ka asnjë lojtar.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.