Nekrologji/Ndahet nga jeta shkrimtari për fmijë Xhevat Beqaraj

0
163
Sot, më 12 Prill 2024, rreth orës 5 të mëngjesit, ndërroi jetë poeti i papërsëritshëm për fëmijë ,
Xhevat Beqaraj.
Ai do të prehet, sipas amanetit të tij, nesër – më 13 Prill 2024; ora 11, në fshatin e lindjes – Kutë.
LSHASH i shpreh ngushëllime familjes,miqve dhe të dashurve të autorit.I paharruar qoftë!
Xhevat Beqaraj lindi më 1932 në fshatin Kutë të Mallakastrës, ndërsa jetonte në Tiranë. Për shumë vjet drejtoi revistat për fëmijë ne Tiranë “Pionieri “dhe “Fatosi”.
Ka botuar kryesisht librat për fëmijë:
1. Përtej së mirës dhe së ligës: poezi, esse, medime filozofike.
2. Sëmundjet e shekullit tonë: esse filozofike
3. Kam një harmonikë
4. Shtëpia e bubit: vjersha dhe përrallëza
5. Era vizaton: vjersha dhe poemë
6. Antigona:
7. Eni midis nesh
8. Lamtumira e yjeve: poemë
9. Tigri i vogël në çajnik Përralla
10. Rruazat e vesës: vjersha dhe poema
11. Çuditë e Eneidës: tregime në vargje
12. Filozofia e bukurisë: pjesë ditaresh, ese dhe rrëfime për vetveten
13. Lamtumirë abetare: përmbledhje antologjike
14. Natën e mirë
15. Pse hëna s’ka fustan: përralla nga bota
16. Natë dimri

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.