Panik për Elseid Hysaj, Ferrari i merr flakë teksa ishte në makinë me vjehrrin

0

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptar, Elseid Hysaj ka kaluar momente frike pasi makina e tij “Ferrari” mori flakë papritur. Lojtari i kombëtares dhe vjehrri i tij ishin brenda në makinë gjatë momentit që Ferrari mori flakë, ndërsa bashkëshortja ishte jashtë.Për disa çaste, Hysaj dhe vjehrri i tij nuk po arrinin të dilnin me dyert që u mbyllën në mënyrë automatike. Por, për fat të mirë kjo ngjarje kaloi pa pasoja pasi makina u dëmtua totalisht.Vetë mbrojtësi në një prononcim të shkurtër për “Il Messaggero” bëri të ditur se zjarri mund të ishte shkaktuar nga një difekt i fabrikës në momentin e prodhimit.“Makina mori flakë në mënyrë të papritur, për fat të mirë askush nuk u lëndua. Ia dolëm që t’i shpëtonim në kohë rrezikut, besoj se bëhet fjalë për një problem të fabrikës”, u shpreh Hysaj.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.