Nga :Qamil Gjyrezi
E titullova shkrimin: KESHILLI KOMBETAR DUHET TE JETE “ZEMRA” E PD-SE, jo në kontekstin letrar, por ky institucion i rëndësishëm i PD-së duhet të ketë si model funksionimin e zemrës.
Zemra është një organ muskulor jo te të gjitha organizmat e gjalla, që pompon gjak nëpër enët e gjakut të sistemit të qarkullimit të gjakut. Gjaku furnizon trupin me oksigjen dhe materie ushqyese, dhe gjithashtu ndihmon në heqjen e mbeturinave metabolike. Zemra ndodhet në pjesën e mesme të zgavrës së kraharorit.
Zemra është njëra prej organeve të para që formohet në trupin e njeriut gjatë zhvillimit embrional. Zemra ndahet në katër zbrazëtira: dy veshëza dhe dy barkushe. Veshëzat ndahen në: veshëza e majtë dhe veshëza e djathtë. Barkushet ndahen në:barkushja e majtë dhe barkushja e djathtë.
Gjatë periudhës 30 vjecare, që nga krijimi i PD-së, Këshilli Kombëtar ka luajtur një rol të rëndësishëm. Por në situatën mbas zgjedhjeve të 25 Prillit, Këshilli Kombëtar duhet t’i përgjigjet zhvillimeve politike në vend me një model të ri, që duhet të mbështetesi filozofinë Basha për të përmbushur misionin opozitar në kushtet e një qeverisje që në 8 vite i vafëroi shqiptarët, të një ekonomie e cila vuan pasojat e një qeverisje të papërgjegjshme.
Reforma në drejtësi dhe situata e jashtëzakonshme post-pandemi duhet të jenë në projektet opozitare të cilat duhet të shoqërohen me një aksion opozitar në paralament dhe në median e shkruar dhe vizive. Anetaret e Keshillit Kombetar duhet te kalojne nivelin e perfaqesimit lokal, mbasi perfaqesimi kombetar kerkon mendim, sjelle dhe veprim me nje mendim, stil te vecante ne funksion te PD-se opozites. Situata në politikën e jashtme, integrimi dhe politika rajonale duhet të shikohen në një këndvështrim të ri për të ardhmen e vendit në BE në bashkëpunim të madh dhe intensiv me Sh.B.A. Deputetë e zgjedhur (të zgjedhurit në parlament), të PD-së, drejtuesit politik lokal, të zgjedhurit lokal dhe ish-drejtuesit, pavarësisht jashtë strukturave lokale duhet të bashkëpunojnë me të zgjedhurit e rinj në Këshillin Kombëtar për të prezantuar para opinionit vendas dhe të huaj një opozitë që i përgjigjet realitetit të ri politik, mbas 25 Prillit.
Në Këshillin tjetër kombëtar 2017-2021, një pjesë e të zgjedhurve nuk përfaqësonin interesat e PD-së dhe në zgjedhjet e 25 Prillit lujatën një rol shumë negativ duke punuar kundër PD-së.
E majta pavarësisht konkurrencës së keqe brenda strukturave të Rilindjes, në periudha zgjedhjesh dhe aksionesh politike reshtohen në funksion të politikës së drejtuesve të tyre, pavarësisht se akuzohen për skandale në dëm të shqiprarëve.
Me të vërtetë e djathta PD është më liberale dhe demokratike, por në momentin politik aktual duhet të jetë më konservatore dhe e bashkuar përballë një “kundërshtari” si Rilindja që i ka bërë dëm të gjithëve, sidomos të rinjve.
Të zgjedhurit e rinj, duhet të mbështesin filozofinë e ndryshimit Basha në opozitë, që kërkon përkushtim politik, dije politike intelektuale dhe një kontratë me PD dhe drejtuesit e saj për aktivitet politik në favor të forcës dhe besueshmërisë që iu jep përfaqësimi në këtë institucion të rëndësishëm që duhet të funksionojë si organi i zemrës, si muskujt e zemrës, si gjaku furnizon trupin me oksigjen, me ide dhe veprime dhe sjellje politike dhe të kenë funksionin e barkusheve të zemrës.
Po botoj Kompetencat e Këshillit Kombëtar, neni 50 te statusit te PD-se.
Neni 50
Kompetencat e Këshillit Kombëtar
1. Këshilli Kombëtar drejtohet nga Kryetari i Këshillit, i cili zgjidhet me shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, në mbledhjen e tij të parë të konstituimit, për një mandat 4-vjeçar.
2. Mbledhjen e Këshillit Kombëtar e thërret Kryetari i Partisë, ose Kryetari i Këshillit me miratim të Kryetarit të Partisë, pas konsultimit me Kryesinë e Partisë. Këshilli Kombëtar mund të mblidhet edhe nëse e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të tij. Në këtë rast, Kryetari thërret mbledhjen jo më vonë se dy javë nga data e depozitimit të kërkesës. Këshilli Kombëtar, si rregull, mblidhet jo më pak se një herë në vit. Data e mbledhjes dhe rendi i ditës duhet t’u njoftohen anëtarëve jo më vonë se 5 ditë para zhvillimit të mbledhjes.
3. Këshilli Kombëtar merr të gjitha vendimet e rëndësishme politike që mund të kërkojnë rrethanat kur Kuvendi Kombëtar nuk është i mbledhur dhe kur ato nuk janë parashikuar në këtë Statut si e drejtë vetëm e Kuvendit.
4. Këshilli Kombëtar, me propozim të Kryesisë së PDSH-së ose Kryetarit të Partisë, zgjedh dhe/ose shkarkon, me votim të fshehtë:
a) Kryetarin e Këshillit Kombëtar;
b) Sekretarin e Përgjithshëm;
c) Nënkryetarët e Partisë;
d) Anëtarët e zgjedhur të Kryesisë së PDSH-së;
e) Sekretarët funksionalë;
f) Komisionin e Apelimit;
g) Kryetarin e Bordit Financiar të Partisë.
5. Këshilli Kombëtar, me propozim të Kryesisë së PDSH-së ose Kryetarit të Partisë, ushtron edhe këto përgjegjësi apo të drejta:
a. miraton Rregulloren e Brendshme dhe aktet e tjera të nevojshme nënstatutore për zbatimin e këtij Statuti apo mbarëvajtjen e punës në Parti;
b. miraton listën e kandidaturave elektorale sipas vendimit të Kryesisë së PDSH-së;
c. shpall masat disiplinore për anëtarët e Këshillit Kombëtar apo Kryesisë së PDSH-së, të cilat mund të ankimohen pranë Komisionit të Apelimit;
d. miraton koalicionet para apo pas zgjedhore;
e. miraton strategjitë dhe programin elektoral e politik të PDSH-së;
f. miraton anëtarët e emëruar nga Kryesia e PDSH-së në Komisionin e Vlerësimit të Kandidaturave, Komisionin e Integritetit dhe Etikës, si dhe Komisionin Zgjedhor.
6. Jo më pak se 15 për qind e anëtarëve të Këshillit Kombëtar kanë të drejtën që jo më vonë se 24 orë përpara mbledhjes së tij, të propozojnë kandidatë alternativ për çdo funksion politik që zgjidhet nga ky organ sipas pikës 4 të këtij neni
POLITIKA E RE BASHA E NDRYSHIMIT, QE DO TE NDODHI PATJETER DUHET TE MBESHTETET NGA TE ZGJEDHURIT E KESHILLIT KOMBETAR PER TE ARDHMEN E PD-SE DHE INTEGRIMIN DHE ZHVILLIMIN E SHQIPERISE.