Bubq, vrasja ,konfliktet kishin nisur…dyshohet për tradhti

0

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen e 45-vjeçares Klarita Ismalaja, e cila u qëllua me thikë për vdekje nga bashkëshorti i saj, ndërsa pas krimit ai tentoi vetëvrasje. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bubq të Krujës.Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se shkak i vrasjes të jenë bërë debatet e shpeshta mes çiftit, pasi Artan Ismalaja dyshonte se gruaja e tij e tradhtonte. Çifti jetonte prej vitesh në Tiranë me dy djemtë dhe nënën e autorit. Bezat raporton se prej 3 muajsh çifti kishte pasur konflikte te vazhdueshme ku si motiv kishin dyshimet për tradhtinë bashkëshortore.Ditën e djeshme çifti Ismalaja ishin në Krujë për shitjen e një shtëpie, ndërsa gjatë rrugës kanë bërë debat mbi temën e tradhtisë dhe burri ka sulmuar me thikë gruan, duke e qëlluar disa herë për vdekje. Vrasja ndodhi në makinën në pronësi të autorit, ndërkohë që ky i fundit me thikë ka qëlluar disa herë veten. Ka qenë roja i magazinës ku ndodhi ngjarja ai që ka njoftuar policinë pas skenës që pa brenda makinës. 51-vjeçari u transportua me urgjencë për në spital, ndërsa sot iu komunikua masa e arrestit. Ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.