MARRAMENDJE

0
1061

© Kasam SHAQIRVELA

MARRAMENDJE

Është çakorduar busulla e vjetër
Ka kohë që polet e veta s’i njeh!
Murlanet flenë në gji vullkanesh
E fshehin shënimin për idolet
Një absurditet i paparë
Vuajtjet shkojnë e vijnë prap’
Rrjedhin pashkëputur si ujvarë
Loti e mbush edhe detin
Por uji, pse ngel në trap?!

Kufirin ku e paskan marrëzirat,
Agonitë edhe sa do të vallëzojnë?
Nëse marsi nuk i shëron plagët ,
Sërish tufanet do t’i rrëzojnë!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.