KUVENDI I GREÇËS 10-23 QERSHOR 1911, KUVENDI KU NISI RRUGËTIMIN PROGRAMI POLITIK I PAVARËSISË SË SHQIPERISË.!

0

Nga : Ndue Bacaj

Që nga 23 qershori i vitit 1911 ,në “themelet” e historisë së qendreses dhe perpjekjeve  të shqiptareve ,për autonomi ,vetqeverisje  dhe një Shqiperi të lirë e të pavarur , shëndritë si meteor drit-plotë   KUVENDI  I GREÇES . Ky kuvend patriotesh, trima e të urtë solli në jetë 12 kerkesat e memorandumit autonomist me arome te dukshme pavarësie . Memorandumi lindi “rreth sofres” së Malesisë së Madhe dhe nën ngohtesinë votres së kryengritjes më të sukseshme antiotomane te shqiptarëve.. Kerkesat e memorandumit të Greçes u shperndanë në të  gjithë Shqiperinë natyrale , porsi kënga magjepse e bylbylit që kendon pa frikë , duke i bërë sfid roberisë e jehonë lirisë…

Kuvendi i Greçës  vijim i tradites…

Kuvendi i Greçes (10  deri  me 23 qershor 1911), është vijim i tradites historike të kuvendeve , memorandumeve dhe protestave  të shqiptareve , të cilet ndër shekuj , në luften , perpjekjet dhe qendresen  titanike për trojet e tyre , lirinë e flamurin , perkrah pushkes kishin “shokë” të pandarë edhe penden ,(pra rrugen diplomatike).. Ky kuvend historik “lindi” në zjarrin e kryengritjes antiotomane të Malesisë e Shqiperisë, të udhëhequr nga Heroi i  Popullit Dedë Gjon Luli. Kryengritje e filluar me 24 mars (1911), dhe me “kulm qiellore”, ngritjen e flamurit kombetare te Gjergj Kastriotit me  6 prill (në Bratilë të Deçiqit). Ndaj Kuvendin e Greçes  pa frikë e “pagëzojme” KRYEKUVENDI  i kuvendeve të shqiptarisë , me rendesi historike – kombetare i krahasuar  me Kuvendin e Lezhes  (2 marsit 1444) ,dhe me Lidhjen e Prizrenit (10 qershor1878)… Është me vlera të thuhet se  disa nga Kuvendet , Memorandumet dhe Aleancat antiotomane , ndër shekuj kishin pasur  “SOFREN” në trojet e Malesisë së Madhe natyrale… Kuvendi i Greçes është vijim i kesaj rruge diplomatike që kishte si qellim final..Pavaresinë e Shqiperisë nga perandoria Turkeosmane…

Kuvendaret dhe  Kuvendi i Greçës..

Pjesa më e madhe e nënshkruesve të  protestave apo memorandumeve (të lidhjes Prizrenit  e më pas) , që i kishte gjetur gjallë kryengritja antiotomane e vitit 1911 , ishin në krye të kryengritjes  me pushke në dorë , por  edhe disa nga pjesemarresit  e Kuvendit të Greçes, ku u nenshkrua Memorandumi famëmadh me 12 kerkesat që kishin në themel autonomin  me arome pavaresie ,lirie dhe flamuri… Kuvendaret e Greçes , që kanë hyrë në histori si Rilindasit e Programit te Pavaresisë janë :  Dedë  Gjon Luli , Gjeto Marku -Hot  ;  Dedë  Nika , Sokol  Baci dhe Tringë  Smajlja  -Grud , Gala Smajli , Gjon Gjeka  -Triesh ;   Dodë  Preçi –Kastrat ;   Tomë Nika  , Martin  Preka –Shkrel ;   Cal Dedli , Lul  Rapuka , Llesh Gjergji , Prekë Gjetja  – Kelmend  ; Mehmet Shpendi –Shal , Prelë Marjani –Shosh  , Avdi Kola – Gimaj , Tup  Çuni e Binak Lulashi – Toplan , Nikë  Mhilli – Shllak  ; Bec   Delia,  Bash Bajrami – Nikaj –Mertur ; Luigj  Gurakuqi , Hilë  Mosi , Risto Siliqi – Shkoder ;  Sali  Hoxh Hidri –Elbasan – perfaqesues i Ismail  Qemalit ; Nikolla  Lako – perfaqesues i Korçës e Gjirokastrës , Nuçi  Pepo  , si dhe perfaqesuesit e  Binomit  Fe dhe Atdhe  :  Pater Karl  Prenushi – famulltari  i Vuksanlekajve  ; P.Lorenc  Mitroviq –famulltari  i Bajzes  ; At Mati  Prenushi – famulltari  i  Kastratit ; P. Sebastian  Hila – famulltari i  Rapshes ;  P.Bonaventura Gjeçaj – famulltari  i Grudes ; P. Luigj  Bushati – famulltari i  Traboinit…  Megjithse   pjesmarrja  ishte më e gjërë , keta 34 emra kanë  mbetur të skalitur në perjetsi  në  formulimin dhe konsolidimin e dymbëdhjetë kerkesave të Memorandumit , i cili kishte “frymen” e të gjitha trevave  shqiptare (nga veriu në jug ) , ndaj në memorandumin orgjinal dallohet qartë nje perzierje dialektesh.. Ky memorandum ndonse kishte  kerkesa disi me te “zbutura”e diplomatike  se sa ato te paraqitura  në zjarrin  e kryengritjes , kishin në themel  një autonomi substanciale që shkonte drejtë  pavarësisë së Shqiperisë…

Kerkesat autonomiste të kuvendit …:

“1.Garanci  kundra persëritjes pas sodit të veprimeve e menyrave  antikonstitucionare nga ana e qeverisë qendrore e të autoriteteve vendore në te gjithe Shqiperinë. Nderim  per të gjitha fetë dhe zakonet e vjetra të garantuara  nga konstitucioni e të konsakruara nga kanunet e zakonet.

2.Të njohurit e plotë të gjendjes  së kombit shqiptar me ato të drejta  që kanë kombe  të tjera të Mbreterisë.

3.Liri  të plotë per  Shqiptaret të zgjedhin  pa ndonjë pengesë  a ngushtim  deputetet e vet ,numri i të cileve do ti pergjigjet  popullsisë.

4.Liri të plotë per Shqiptaret të mesojnë e të perparojnë në gjuhen e vetë e të themelojnë shkolla shqipe të veçanta  e të botshme (publike N.B.), të cilat të kenë të gjitha ato të drejta  që kanë shkollat e qeverisë .Nderim per të drejtat që u janë njohur krerëve fetarë të Krishterë persa i perket mesimit  ndër shkollat që janë në sundimin e tyre.

5.Organizimi i administrimit të vilejateve ku ndodhen shqiptarë ,  të ketë per themel një sistem decentralizimi  administrativ  ,që t’u  pershtatet nevojave të vendit e zakoneve të vendasve , e që të afrojnë rregullat e pergjithshme të administrimit  ,të njohura prej konstitucionit me praktikat e konsakruara prej kohesh në disa vise.

6.Të zgjedhunit  e valinjeve e të tjerve  nëpunes  të lartë  të shtetit të bëhet në mes më të mirëve e më të vlefshmëve zyrtarë të shtetit ,duke pelqye më teper ata që dijnë gjuhen e zakonet e vendit. Emrimi i të tjerve nëpunes  civilë e financiarë, e të gjyqtarëve në mes atyre që janë shqiptarë e që të kenë cilesit dhe njohurit e kerkuara. Xhandaret e agjentet e policisë ,ashtu si dhe nëpunesit e tjerë të zgjidhen në mes më të zoteve nga njerzit e vendit.

7.Emrimi i një perfaqesuesi të sulltanit si inspektor i pergjithshem per një periull vitesh me barren e mbikqyrjes per vendosjen besnikrisht në udhen e nomit  organik , të perfunduarit  e detyres  së valinjeve e të tjerve nëpunes , të mbajturit e qetsisë e harmonis në mes  të elementeve  të ndryshem etnikë që ndodhen në vilajetet bashkerisht.

8.Perdorimi i gjuhes shqipe  në  marrëveshje në mes administratorve e të administruarve të vendit , në kuvende ,në gjykime para gjyqeve të perdoret perkrah me turqishten  që është e mbetet gjuha zyrtare e vendit edhe shqipja.

9.Sherbimi ushtarak i detyrueshem per të gjithë shqiptaret me sisteme skanesh (systeme  de cantinnement) në kohe paqe , te behet me një organizim të veçant per vendasit e viseve që ndodhen në kufi të shteteve ballkanike ,duke u dhënë  lehtesira  që të munden  të bejnë sherbimin  ne vend  e të ruajn sigurinë e kufijeve. Ushtaret do të kenë liri që gjatë sherbimit të mbajnë detyrimet e besimit të tyre dhe të zakoneve të veta.

10.Shfrytezimi per nevojat e vendit i të gjitha të ardhurave , perveç atyre të  gjymrykut ,të postes e të telegrafes , të duhanit  ,të spirtos e të pullave ,të cilat janë dhënë per disa sherbime të tjera. Të lanunit per ndertim rrugesh  e hekurullash në marreveshje me vendorët, e per mirmbajtjen e shkollave të botshme të një pjesë të  teprices  të të ardhurave të permendura më siper , gjithashtu edhe të të gjitha pagesave per rrugë, të pageses shtimore per mesim , e të 3% të së drejtes së hyrjes.Tu njihet komunave e drejta e të prerit drejt per së drejti , ose me anen e të tjerve të pyjeve të vendit , me detyrë per komunat  me marrë per barrë ruajtjen e tyre dhe të prerit në pyje  të behet sipas rregullave e urdherave teknike , si dhe duke i paguar fiskut një pagesë që do të shenohet sipas llojit të drureve , e sipas largimit të pyllit nga limani ose nga vendi i shitjes.11.Të drejta  per keshillat e pergjithshme që të  kenë mundesi të japin  vendime  mbi buxhetin e vilajeteve e të bejnë kontrolle per shpenzimet…12.Garantimi i fondeve të nevojshme , duke siguruar të hollat që lypen per  rregullimin e rindertimin e shtepiave  të djegura  ; krijimin e një komisioni  të perzier (comissin mixte) e të pavarur ,qe të monitorojnë kthimin në vend të njerzve të demtuar dhe rregullimin e shtepiave të djegura. Të kthehen armet e marruna me detyrë per ata që i bajnë , që t’i shtrohen kanunit të posaçem.”Keto kerkesa  të Kuvendit të Greçes  njihen  me emrin historik Memorandumi i Greçes , por shpesh edhe “Libri i Kuq “, (sipas ngjyres kapakeve të librit)……Për aresye “objektive” memorandumin nuk e nenshkruajnë të gjithë pjesemarresit ,ku kjo bie në sy veçanarisht  për gjashtë perfaqesuesit e binomit Fe dhe Atdhe , që me sa duket nuk e firmuan për të mos i dhënë  rast propogandes perçarese fetare të pushtuesit.. Memorandumi i Greçes  ju dorzua  legates turke në Cetinë me daten 25 qershor (1911) nga perfaqesuesit e kuvendareve ; Ded Gjon Luli (Hot) , Sokol Baci (Grudë) , Dod  Preçi (Kastrat) , Prek Gjetja (Kelmend) dhe Luigj Gurakuqi (Shkoder)..  Kerkesat e memorandumit “tashma” nuk kishin karakter lokal , por  kombetare.. Dom Luigj Bumçi ( që ka qënë prezent) , tregon se kur “Ministri” (ambasadori) turk në Cetin, Sadredin Beu e pyetë Ded Gjon Lulin se ; a i duan për vehte a për Shqiperinë pikat e Librit Kuq ? , prijesi legjendarë i kryengritjes i ishte  pergjigjur  rrufeshem : “…Ato pika që janë në librin e kuq  i dona më parë për vehte e mandej për Shqipnin  mbarë…

Jehona e Memorandumit në Mediet e shkruara të kohes:

Memorandumi i Greçes  kishte një jehonë të madhe jo vetem  kombetare por  mbi të gjitha nderkombetare , e veçanarisht  në mediat e shkruar të kohes , disa nga të cilat po i “kujtojme” si më poshtë :

*Gazeta e parë që botoi Memorandumin  (jashtë Shqiperisë) ishte ajo Austriake  “Neue Freie Presse” e Vjenes , e cila shkroi  12 kerkesat që me daten 25 qershor (1911),pra vetem dy dite  pas perfundimit te Kuvendit…

*Gazeta e dytë  që i bene jehon Memorandumit  ,duke botuar edhe 12 kerkesat e shqiptareve është ajo franceze “Le Moniteur Oriental “ e dates 26 qershor 1911…

* Me daten 6 korrik (1911) Gazeta e Shkupit “Vardar” ,boton të plote Memorandumin e Greçes..

* Gazeta  “ Corriere d’ Italia “ shkruan  per Memorandumin e  Greçes  me 12 korrik (1911), duke e quajtur nje program politik që  shkeputë  Shqiperinë  nga  Turqia..

*Jehona e Kuvendit te Greçes   nuk kishte mbetur jashtë vemendjes  të komuniteteve shqiptare në Bullgari të cilet e botojne “Librin e Kuq” ne gazeten e tyre “Liri e Shqipërisë” (Sofje) me datat 7 dhe 20 korrik (1911). Gjithashtu Arbereshet e Italise ne Gazeten e tyre “La  Nazione Albanese” e botojne në gjuhen Italiane  Memorandumin e Greçes  me daten 31 gusht (1911).. Edhe  me vone  Memorandumi i Greçes u ribotua  ne disa organe shtypi te Arberesheve ,ashtu siç  u botuan  me vonë pjese te memorandumit dhe  komente te ndryshme  nepër Gazeta apo revista të Europes…

Memorandumi në trojet etnike shqiptare..!

Memorandumi i Kuvendi të Greçes , në trojet Shqiptare kishte pasur  jo

vetem   një  jehonë të gjërë ,por edhe një perkrahje të madhe nga veriu ne jug te Shqiperise duke  u “shoqëruar” me një varg memorandumesh , kerkesash e protestash  të peraferta me ato të 10-23 qershorit (1911)..:

I njejti memorandum iu drejtua Portes lartë dhe perfaqesuesve  te fuqive te medha  nga ana e pjesmarresve  te mitingut të gjërë popullore  që u organizua  te URA  E SHUSHICES (afer Vlores) ,ku në hyrje të ketij memorandumi  i ishte shtuar një dekleratë soldariteti me kryengritesit në

Veri të Shqiperise …

Gjirokastra  realizon Memorandumin e saj me 21 korrik (1911) .

Tepelena  del me dy Memorandume radhazi, atë të dates  18   gusht  dhe atë të dates  23 gusht 1911…  Me daten 9 shkurt 1912 ne Hot  perpilohet nje memorandum tjeter qe u drejtohet Fuqive të Medha  të Europes  dhe  u kerkohet per te nderhyre prane qeverise se Xhonturqeve per zbatimin e memorandumit të Greçes… Memorandumi  është nenshkruar nga 50 perfaqesues të Hotit, Grudes,Kelmendit, Kastratit, Shkrelit ,Shales ,Shoshit  e Kirit… Pastaj vijnë kerkesat e Krasniqes të prillit 1912 , kerkesat e Peshkopise të datave 1 dhe  15 maj (1912) , Memorandumi i Junikut 21-25 maj 1912 ,kerkesat e Mitrovices  të muajit  maj 1912 ,thirrja e  Malsive te Gjakoves  po e muajit maj.. Thirrja e perbashket e Shkodres, Janines, ,Kosoves dhe Manastirit ,perseri e muajit maj (1912) ,ku kjo thirrje eshte e botuar si trakt në gjuhet Shqip, Frangjisht dhe Italisht  nën emrin e “Organizates Kombetare te Shqiperise” me nenshkrimet e Nikoll Ivanajt dhe Simon Dodes… Në qershor 1912  nga Korfuzi student  shqiptare i drejtojne një proklomat opinionit publik për pjesmarrjen e tyre  perkrah popullit shqiptare për  çlirim kombetare… Ndoshta memorandumi më me vlera ,qe tregon se kerkesat e Kuvendit të Greçes ishin bërë programi bazë i pavaresise së Shqiperise  është ai i mbajtur me 23 korrik 1912 ne Sinjë te Beratit. Ne kete  memorandum nder te tjera shkruhej :” Keshtu pra jemi te detyruar të rrimë në mal ,gjersa të njihen të drejtat tona  dhe të garantohen me të vertetë  per sot dhe per të ardhmen…12 kerkesat  jane të njejta me ato të paraqitura në memorandumin e Greçes 10/23 qershor 1911. Memorandumi është hartuar në turqisht e  frangjisht. Ai ka kete titull : “ Memorandum mbi vendimin e marrë nga Kuvendi i Pergjithshem i Krereve te Shqiperise  së  Jugut në  maje të malit Sinja , më 10/23 korrik 1912 .Ky memorandum  është nenshkruar nga 46 veta , në mes të cileve :  Pandeli  Cale  , Izet Zavalani , Mustafa Kapinova , Jaup Korça e tjer..   Po në Korrik 1912 Prishtina formulon dy kerkesat e saja autonomiste… Manastiri  në gusht të vitit 1912  i drejtohet me një thirjje  popullit  shqiptare për  t’u  hellur në kryengritje për lirine dhe veteqeverimin e Shqiperise ,pasi Stambolli duket se nuk po i mbante premtimet… Perseri Vlora me 4 gusht 1912 u drejton  një memorandum  për autonomi  Sulltanit , Kryeministrit (e autoriteteve të tjera shtetrore e fetare të Stambollit). Durresi  me daten 12 nentor (1912) i drejtohet me një memorandum perandorit të Austro-Hungarise  ,me kerkesen  për të perkrahur autonomine ose pavaresine e Shqiperise… Memorandumi është  nenshktuar  nga Dom Nikoll Kaçorri  ,Murat Toptani  ,Sali Gjuka ,Abdi Toptani e tjer , qe pas  16 diteve (me 28 nentor në Vlore) do të nenshkruanin aktin madhore te pavaresise së Shqiperisë…Pra siç shihet Memorandumi i Greçes gjeti  perkrahje në të gjitha trojet etnike shqiptare ,duke u bërë  programi bazë i pavaresise së Shqiperise. Rendesinë e ketij memorandumi  e kishte kuptuar me kohë perandoria pushtuese otomane që drejtohej nga  xhonturqit , të cilet kishin derguar në Prishtinë  sulltanin  Mehmet Reshiti –V-të  , që së-bashku me funksionarë të lartë të qeverisë osmane , do të shpallnin “FALJEN” , per të gjithë  shqiptaret e Kosoves që kishin marrë pjesë në kryengritjen antiotomane të vitit 1910 , por me kusht  që të denohej  programi autonomist  i Greçes…  Gjithë këto zhvillime të rendesishme që vunë themelet e pavaresise së Shqiperise  kanë  një  vleresim të pakrahasueshem , nese kemi parasysh se Kryengritja dhe Kuvendi i Greçes ,zhvilloheshin në një kohe kritike  kur  gjenerali Shefqet  Tergut Pasha shpallte qellimin e tije të shfarosjes së malsoreve  në kufirin turko –malazez  (pra në Malesi të Madhe natyrale N.B.), dhe në  vend të malsoreve  thoshte se do të  sillte emigrant boshnjake… Për suksesin  historik te Kryengritjes  dhe  Memorandumit te  Greçes  Alabanologu ,Studiuesi dhe Diplomati  i atyre koheve ,Franc Baron  Nopça ,  me  6 korrik 1912 ne Gazeten austriake “ZEIT”  shkruante : “… Kryengritja e Malesoreve, ajo e një viti më parë (1911 ,N.B.)  perfundoi  në dukje me një fitore ushtarake  (të Stambollit) ,por me një shpartallim diplomatik të Xhonturqeve. Xhonturqeve iu desht t’i pranonin të gjitha postulatet  e kryengritesve , pra 12 kerkesat e Memorandumit te Greçes…

Në vend të epilogut pak “retrospektivë” ..!

Në veren e vitit 2005 me inisiativen e veprimtarit të shquar (sot të ndjerit) Dr. Lukë Gjoka, një grup malësorësh, intelektual e veprimtarë të fushave të ndryshme , nga dy anët e kufirit politik (Shqipëri – Malit i Zi), kemi vizituar Greçen , vendin ku u zhvillua kuvendi e u nënshkrua memotrandumi. Me rastin e 15 vjetorit të kësaj vizite  mendova të kujtoj emrat e atyre vizitorëve malësor (edhe pse ndonjeri nuk jeton më), të cilë janë: Doktor Lukë Gjokaj,  Mark Dushaj- prof,  Luigj Camaj-prof., Muhamed Gjokaj-prof., Tomë Curri-(ish) kryetari i komunes Kastrat, Nikolin Haxhaj-(ish) kryetari i këshillit të komunes Kastrat,  Robert  Camaj-jurist, Xhemal  Nikaj-mësues, Gjokë Gjokaj-mësues, Ndrekë Gojçaj-biznesmen,  Prelë Vukaj-inxhinier,  Ndue  Bacaj-publicist , Gjokë Luli-studiues,  Zef  Doka Dedivanaj, Agron  Berishaj,  Anton Lulgjuraj dhe Gjon Junçaj. Ndersa si udhërrëfyes ka qenë Nikollë  Zef  Kërcaj. Kjo vizitë “u pasua” me perkujtimin e organizuar në Greçë, në vitin 2011, me rastin e 100 vjetorit ku ishte vendosur  edhe një pllakë mermeri me emrat e kuvendarëve të Greçes… (pllaken e kishte sponsorizua ish kryetari i komunes Kastrat z.Tomë  Curri). Ndersa perkujtimi i 100 vjetorit të kuvendit të Greçes u organizua e sponsorizua nga  ing.Gjeto Duka (i sapo zgjedhur kryetari i komunës Kelmend) dhe kryetari paraardhës i kesaj komune  z.Ndue Lelçaj, në bashkëveprim me  kryetarin e asaj kohe të komunës urbane të Tuzit  z.Nikollë  Gega. Pjesmarrës në këtë aktivitet do të ishte edhe famulltari i njohur Patër Mikel Pëllumbi dhe dhjetra banorë nga dy anë e kufirit politik, madje disa nga këta banorë të veshur edhe me kostume kombëtar e tj… Ky perkujtim u filmua e “dokumentua” nga gazetari i Televizionit Shqiptar (RTSH)të asaj kohe, z.Ilir Buçpapaj… 

REFERENCAT:

  1. Edwin Jacques “ SHQIPTARET”, histori e popullit  Shqiptare nga lashtesia deri ne ditet e sotme. Fq. 272. + Ferdinand  Schevill  “BALLKANI”,Historia dhe qytetrimi  fq.203-204.

2.Dokumente te shek.XVI-XVII ,per Historin e Shqiperise ,Perg. nga Injac Zamputi ,fq.289-297.

3.Dokumente te Shekujve …..Vell. IV (1675-1699) ,fq.130-131.

4*.Stavri   N. Naci  ,Pashalleku i  Shkodres nen sundimin  e Bushatllinjeve 1757-1796 ,fq.174-176.

5 .Kristo Frasheri , Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) ,fq.199 ,Ref.  F.Sumes  Rap.49 ,Shkoder 1 korrik 1878.  + At Gjergj Fishta ,Lahuta e Malesise fq.101-102.

6 .Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare 1878-1912 ,Akademia e Shkencave te… Shqiperise ,Instituti i histories (1978) ,fq.30-37.

  1. Po aty, Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare 1878-1912 …fq.92-114.

8 .Serge  Metais , Shqiptaret nga Iliret deri tek Pavaresia  e Kosoves ,fq.39-47.

  1. Gjek Gjonaj ,gazeta  “55” date 31 korrik 2004 ,fq.18 .

10 .Lulash N. Palushaj ,MALESIA dhe Fiset e saj ,shenime historike ,fq.208.                                                                                                                         +Romeo Gurakuqi ,Kryengritja e  Malsise se Mbishkodres  e vitit 1911 ,fq.185…

  1. At Marin Sirdani ,Franceskanet ne Shqipni dhe shqiptaret katolik në lamë  të atdhetaris , fq.139-140 , + Romeo  Gurakuqi..Po aty.. fq.127 . + At Konrad Gjolaj “CINARET” ,fq.63-65.
  2. Ismail  Qemali  ,Permbledhje Dokumentash 1888-1919 ,Drejtoria e pergjithshme  e Arkivave te shtetit 1982 ,perg. nga Teuta Hoxha ,fq.166.
  3. Revista “ LEKA” e vitit 1937 /1  fq.12-13.(Pjese nga Memorandumi  mbi vendimet e dhanuna prej kuvendit te pergjithshem shqiptare ne Grece ,me 10/23  te Qershorit 1911)… ( Me gjeresisht 12 pikat e Memorandumit  mund te lexohen  ne Revisten “Leka”te sipercituar…N.B.).

14.Raport nr.43 A-B,Cetinë 27.6.1911 ,roport i Erental-Vaincetel ).

15.D. Lugj Bumçi ,”Nga kujtimet e mia ,botuar ne “Hylli I Drites” 5/1944 ,fq.17-18.

16.Stefanaq  Pollo , Ne gjurmë  te Historisë shqiptare (botim i Akademise Shkencave ..Shqiperisë ,fq.269-270.

17.Akte te Rilindjes  Kombetare Shqiptare ,Akademia e shkencave …Instituti i historise , Tirane 1978 ,fq.225-226.

18.Ismail  Qemali ,permbledhje dokumentesh ,po aty ,fq.166 + Akte te Rilindjes Kombetare  ,po aty ,fq.225.

19.Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare , po aty ,fq.226-227.

  1. Po aty..fq.228-230.

21.Po  aty ,fq.230-231.

  1. Po aty ,fq.232-233.

23.Po aty , fq.233-258.

24..F. Musaj  “Isa  Boletini” ,Tiranë 1987 ,fq.108.

  1. Franc  Baron  Nopça ,Udhetime neper Ballkan ,Kujtime…fq.290.

26.Franc Baron Nopça ..Po aty  ,fq.358-359.

  1. Gazeta “STANDARD” ,dt.05.7.2008…
  2. Ndue  Bacaj Gazeta “Shqiperia Etnike” ,nr.62 ,dt.13 korrik 2004.

29.Trashigimi gojore ,te mbledhura nga  autori neper  Malesi te Madhe..

 

 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.