NJË KUJTESË E VOGËL PËR KRYENGRITJEN E MALËSISË SË MADHE KUNDËR PERANDORISË TURKE-OSMANE 1911…

0
90
NGA NDUE BACAJ
Si sot, me 24 mars 1911 në trojet e Malesisë Madhe filloi kryengritja më e madhe dhe e fuqishme kundër perandorisë pushtuese shekullore turke-osmane, (ku në monografinë time të botuar para disa viteve e quajta Kryekryengritja e Malësisë Madhe….). Në ato ditë të stuhishme mendja, zemra dhe shpirti i shqiptarisë ishte drejtuar , në Rapsh të Hotit, në zemren e Malesisë, në votren e zjarreve të pashuar te atdhedashurisë , në çerdhen e lirisë , në strehen e flamurit të Arberisë..Dukuri të kryengritjes së Malësisë së Madhe-1911 | Gazeta Telegraf Këtu në keto troje ku e kishte folenë shqipja me zogjte e saj. Ketu në keto hapsira toksore e qiellore të tejngopura me sakrifica , lotë e gjakë . Ketu ku mbiu kushtrimi e u rrite liria, ketu u ruajt edhe besa ,bujaria , urtia e trimeria , ketu mbiu e mori jetë edhe ënderra europiane qe sot po mundohemi të guxojmë ta shohim zhgjandërr… Ketu historia është e “gjallë”, këtu nuk u shua kurrë “drita” e vepres Skenderbegëjane , dhe porosia e Gjon Lulit-Dedvukaj ,(babes së Dedes): “Se as drita nuk shkelqen dhe as dielli nuk ngrohë në keto troje deri sa të sundoi turku apo shkjau..”. Ketu e kishte fillimin dhe kushtrimin kryengritja antiosmane më e madhe dhe më e lavdishme e Malesisë Madhe me aleatet e saj Shkodren, Nënshkodren, Dukagjinin , Mirditen e më gjërë. Ketu me 24 MARS 1911 prijësi trim e i urtë i atdhetarisë Ded Gjon Luli së bashku me trimat Kolë Marash Vata , Zef Lani , Gjon Pllumi , Pjeter Vogli , Prelë Nika , Lucë Nikë Shabi , Prelë Keri ,Tomë Llesh Dragu ,Vatë Gjon Gojçaj ,Gjelosh Gjokë Mihaj , Gjokë Kolë Shabi , Zef Marash Dojani , Vuksan Lekë Alia , Nikë Gjelosh Luli , Dedë Elez Shabaj , Preç Lulash Lekaj ,Tomë Dedë Gjo’Nishi , Gjon Ujkë Miculi , Prekë Gjeto Marku ,Prekë Gjeto Deda , Lukë Nikë Pllumi , e tjer burra të Hotit e Malesisë , do të mësynin si duhi mali , dy çibanet turke që rendonin mbi keto troje ; posten e Grykes së Leqes dhe posten e Çemerrit , dhe njekohesisht me ketë sulm do të merrte flakë kryengritja heroike e Malesisë , që do të trondiste Stambollin dhe do të mahniste Europen me guximin e trimërinë e malësorve per tu matur me perandorinë turko-osmane para së ciles ndër shekuj ishte dridhur vet Europa…. Ketë ditë të stuhishme të fillimit të kryengritjes antiosmane poeti kombetare At Gjergj Fishta (në “Lahutën e Malcisë) do ta perjetsonte me vargjet plot pathos atdhetarie:Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911
“Ded Gjon Luli , si iu lut Zotit
Sot prej nadjet ,pa zbardh drita ,
Me njëzetë djem ,po njezet petrita ,
Synin gacë ,zemren duhi ,
N’shtatë “mauxerre e në nji allti”
M’asqer Mbretit ka sulmue ,
N’dy kausha kta ngujue ,
T’njehun rrafsh gjashtedhjetë nizamë
Fusha e Rapshes se ç’ka marrë gjamë..”
Kryengritja antiosmane zgjati plot 133 ditë (24 mars-04 gusht 1911) , duke shkruar faqe të reja të lavdishme në historinë e Malesisë e Shqipërisë, ku per Shqiperinë e lirë e Flamurin kombetar dhanë jeten qindra deshmorë , ku si gjithnjë në vend të parë qendron Hoti ,pa mbetur prapa Gruda, Kelmendi, Kastrati ,Shkreli, Trieshi e gjithë Malesia, por edhe Dukagjini e më gjërë. Gjatë kesaj kohe plot afsh atdhetarie malesoret kryengrites zhvilluan dhjetra beteja nga më heroiket… Por kulmi i kesaj kryengritje arrinë me 6 prill 1911 kur malësorët kryengritës ngriten Flamuri kombetarë në Deçiq (Bratilë) pas 432 viteve erresirë turke-osmane. Nga Deçiqi, do të niste udhetimin 600 ditore (6 prill 1911 – 28 nentor 1912) flamuri kombëtar , i cili si flaka olimpike udhetoi duke lëshuar dritën e dhanë kushtrimin , se kush është shqiptarë i vertet duhet të rrokë armet e t’i dalë zot atdheut… Ketu filloi udhetimin 523 ditor nga veriu në jug të Shqipërisë memorandumi i Greçes (23 qershor 1911) i cili ishte pararëndës i programit politik të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë me 28 nentor 1912.. Gjatë ketij udhetimi “Epik” memorandumi i autonomisë i ngjante një kënge majakrahu me “nota” kushtrimi… Nga Malesia e Madhe moren vrullë dhe udhëtuan nëpër Shqiperi e Europë per ditë e muaj edhe korifejt e shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë , Ismail Qemali , Luigj Gurakuqi , Isa Boletini, Dom Nikollë Kaçorri etjerë , të cilet kishin marrë besimin , bekimin e sigurinë se koka e Shqiperisë (jo vetem nga ana figurative).
Në ketë kujtesë të vogel para vepres së madhe të kryengritësve malësore nuk po munden pa ju permendë emrat disa korifenjëve të kesaj kryengritje si : Dedë Gjon Luli, Sokol Baci , Palok Traboini, Dedë Nikë Bajraktari, Tomë Zoli , Kolë Zefi , Zef Miliq Lulgjuraj , Marash Uci , Mark Gjeka , Pjeter Nikë Daku, Maço Grishi , Lulash Zeka , Zef Peri , Prelë Kolë Shyti , Tomë Nikoll Hasani, Gjeto Marku , Pjeter Gjokë Toshi , Lucë Prelë Nishku , Dodë Preçi , Gjelosh Gjoka , Dedë Gjon Ujka , Gjelosh Doka ,Tomë Nika , Vatë Marashi , Martin Preka , Dok Lani , Kolë Kurti , Mirash Luca , Pjetër Zeku, Dedush Marashi , Gjeto Daka , Lukë Marku , Kolë Gjon Leci , Lucë Gjeloshi, Dasha Nika , Smajl Mustafa , Deli Meta , Sokol Mali , Gjon Nikë Plluci , Islam Makalushi , Pretash Zek Ulaj , Dedë Prelë Marashaj , Zenel Shabani , Lucë Mark Gjeloshi , Fran Pali , Gjon Uc Bajraktari , Mirash Pali ,Nikë Zeka, Bec Tahiri , Gjelosh Toma (Bëkaj), Dul Gjelosh Palushaj , Gala Smajli , Nikollë Ivanaj, Gilë Dosh Margilaj , Marash Mark Gjeloshaj , Istref Alija, Nikoll Mirash Gjokaj , Kole Maci , Lek Ivani-Bekaj , Lekë Shaba –Gojcaj , Dyl Sokol Bajraktari , Lul Rapuka , Llesh Gjergji , e deri te zanat malesore Tringë Smajlja, Nore Kolja , Mitare Lucja etjerë etjera…MALESIA.ORG - Tuz, Malësi - Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911 –  Ngritja e Flamurit Shqiptar
Per kryengritjen e Malesisë së Madhe që i parapriu shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë, gazeta më e madhe britanike “The Times” e dates 21 korrik 1911 do të shkruante : “..Kur të shkruhet historia e kohës sonë , lufta e Malësorve shqiptarë do të kujtohet si një nga epopet më të shkelqyeshme të luftes moderne..”
Nderë e lavdi të perjetëshme ,deshmorëve , martireve dhe veprimtarëve që u sakrifikuan per Flamurin e Lirinë e ketyre trojeve nga më shqiptaret dhe Europianet e Shqiperisë Etnike..
(VOO: Më hollësisht e gjërësisht (me reerenca),shih monografinë time modeste me titull: “Kryekryengritja e Malësisë së Madhe kundër perandorisë Turke-Osmane 1911”, botim i vitit 2016 dhe ribotim i vitit 2019).

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.