KUJTOHU…!

0
222
Kujtohu…!
Kujtohu se jam grua
prej mishit e jo drunit!
A e din se dora jote
me u gatu i duhet brumit
e se pa të
nuk ka si mbruhet
e prej zhbamjes
s’ka si ruhet?!!
Kujtohu
se s’jam gurit
e n’gjoks kam
prej kristalit shpirtin
që dorën tande don
për me e shndrit fërkimit
n’plotsim dëshirash
llampë e Aladinit!
Kujtohu se jam krijesë
e thurur meteorësh
që n’rrezatim tuj shndrit
yjeve u zgjon zilinë
e prej gravitetit t’saj tërhiqen të gjorët,
po ajo veç teje n’mrensinë e saj
tjetër s’don t’përfshijë!
Pra lëshohu n’përqafim
e mos i len me shku orët,
që ritmikisht mbi krye trokasin
tuj numru pamëshirshëm
ditët e kësaj jete,
që prej duarsh një nga një
pa e kuptu
na rrëshqasin!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.