“Vaksinohen” Gështënjat e Reçit, merr pjesë dhe ministrja e Bujqësisë

0
Në  mungesë  të infarmacionit  zyrtarë  të Bashkisë  M.Madhe, po e marrim të mirëqënë këtë info , të  nënkryetarit të Bashkisë  Sytki Ndrecaj , të publikuar në  rrjetin social Fcb.Natyrisht  kjo duket qartazi një vwmwndje e shtuar  e  ministrisë bujqësisë pë smundjen e gështenjave.Ndaj meritojnë respektin e kultivuesve  të gështënjave.Por vetëm një pyetje të “vogel ” kemi: Vitin që ka shkuar, a janë “vaksinuar” gështënjat , dhe nese po , sa ka qënë shuma e finacuar, dhe cili ka qënë efekti pozitiv?
Kaq për më tepër info e z, Sytki Ndrecaj: Siç dihet këto 2-3 vitet e fundit masivët e gështenjave në Zonën #Reç_Dukë_Egç_Lepurosh_Rrjollë e më gjërë në territorin e Malësisë së Madhe u përfshinë nga një demtues i cilësiuar “grerëza e zezë” i cili solli dëmtime në prodhimtarinë e gështenjës e me këtë rast edhe në të ardhurat financiare për shumë familje reçjane e më gjërë që i kanë të lidhur fatin e ekonomisë me to.
 Ditën e Premte, datë 04.06.2021 në Reç (Nj.A.Shkrel) e Ditën e Shtune datë 05.06.2021 në Lepurosh (Nj.A.Gruemirë), Ministria e Bujqësisë (duke parë shqetësimet e komunitetit, specialistëve të bujqësisë, Shoqatave që operojnë në këto Zona si dhe nga Bashkia Malësi e Madhe) ka nisur fushatën e hedhjes së insektit që lufton “grerëzën e zezë” të gështenjave. Kjo metodë e çertifikuar nga BE siguron ruajtjen dhe mirëmbajtjen pa pasur nevojën e përdorimit të kimikateve duke garantuar cilësinë e këtij produkti të kërkuar mjaft në tregun vendas e ndërkombëtarë.
Nderkaq po japim edhe ironizimin që i bënë ketij  realiteti, një zë kritik në M.Madhe siç është Mimoza Rexhvelaj:Janë ba Linajt “qytet” i madh për zotin. Tash na vizitojnë edhe ministreshat. Janë kujtua edhe për kashnjetin dhe kshtenjat shekullore, vitin që shkoi ndërrmarrja e pyjeve i preu mar me mbush fushën e druve, këtë vit do i ruajmë nga grrethi i zi

.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.