NJE JETE E SHPETUAR NGA POLICIA DHE BANORET E THETHIT

0

Ngjarje të  tilla, duhet theksuar se përmisojnë imazhin ndoshta jo pozitiv  të krijuar  në mardhënie me turistët  e huaj në  këto zona, ndaj ia  vlenë dhe ky lajmë  pozitiv i këtyre ditëve.

Nga: Prelë Milani

Turistja polake ANA WOUZHNJA 35 vjece ka mbetur e bllokuar dhe e lenduar me thyerje te kembes se djathte dhe me hematoma ne koke pas nje shkarje ne nje pirg ne masivin e Jezerces me lartesi mbi 2300 meter mbi nivelin e deti.Ngjarja la ndodhur diku mes Tropojes dhe Thethit atje ku bora zbardhon pa iu trembmur askujt.Ka qene nderhyrja e forcave te Postes Policise Thethe dhe banoreve te zones qe kane bere te mundur shpetimin e jetes se vizitores polake.Evakuimi I saj ka zgjate mbi 10 ore mes nje terrreni teper te thyer alpin.E demtuara eshte trasportuar dorazi me barrele deri ne livadhet siper Thethit pastaj me helikopter eshte derguar per ndihme emergjete ne Tirane tashme jashte rrezikut per jeten.Nderhyrja e policise dhe banorve te zones ka qene sakrifice dinjetoze,humane dhe tej e guximshme.Zoterite Leke Gerrla dhe Tome Shyti kane kaluar naten me te demtuaren duke dhene ndihmen e pare, ndezur zjarrin e derguar rroba se perndryshe e demtuara do kishte vdekur nga te ftonit.Me pas kane zbritur dhe kerkuar ndihmen e efektiveve te Policise se Thethit Gjergj Marku, Zef Tinaj e Gjergj Ndershtiqni duke kryer se bashku evakuimin e 35 vjecares. Shqiperia dhe shqiptaret jane njerezit me te gjendur e sakrifikues ne Evrope ne castet me dramatike te jetes se nje personi pa pyetje se kush eshte ai.Ta ruajme kete tradite te miresishme!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.