Mungesa e një stadiumi, edhe pse qe premtuar në fillim të mandatit të kreut aktual të Bashkisë per tu ndertuar në qytetin e Koplikut, nuk i ka penguar, madje, duket ka qënë me shans fusha sportive “Reshit Rusi” në qytetin e Shkodres. Kësisoj Veleçiku, pas humbjes në Tiranë me Dinamon javen e pare, në të dyten është kthyer me fitore, duke mundur rivalin e vitit të shkuar në kategorinë e dytë Voren. Distanca e afert në mes dy qyteteve Koplik dhe Shkoder, por edhe tifozeria e perbashket si per Vllazninë, ashtu edhe per Veleçikun, ka bërë që ndeshja e zhvilluar një ditë më pare në mes Velecikut dhe Vores të ndiqet me interes. Me rikthimin e Lamit dhe Çokajt, por edhe me një besim në fitore futbollistet e Veleçikut kane fituar me rrezultatin 2 me 1 perballë ekipit të Vores, duke treguar keshtu se nuk janë thjesht mysafir kalimtar në kategorinë e pare.
VLLAZNIA FITON NE BURREL O ME 2
Ndryshe nga ndeshja e kupës Vllaznia ka arritur që të fitojë ndaj Burrelit në javën e dytë të kampionatit për kategorinë e parë. Kuqeblutë fituan 2-0 edhe pse luajtën në transfertë. Vllaznia ishte më e qetë sepse gjeti golin e avantazhin që në minutën e 3′ me anë të Zogaj. Pjesa e parë u mbyll 0-1. Në 45 minutat e dyta Burreli mundohet të sulmojë por në fund harron mbrojtjen dhe aty përfiton braziliani i Vllaznisë Zhunjior që në minutën e 93 realizon golin e dytë dhe i jep fitoren shkodranëve. Pas dy javëve të para Vllaznia ka 6 pikë ndërsa ndeshjen e ardhshme pret rivalin direkt për daljen në superligë, Dinamon