Koplik, Dita Botërore e pastrimit të mjedisit

0
695

Edhe pse ka koinçiduar, ditë pushimi per administraten e shtetit, Bashkia M.Madhe i është pergjigjur sensibilizimit qytetar per një mjedis të paster. Kësisoj rruga kryesore e qytetit të Koplikut ka njohur edhe kujdesin jo vetem të punojsve te sherbimit të pastrimit, por edhe të një pjese të administrates së Bashkisë.
Si gjithënjë kreu i Bashkisë Tonin Marinaj ka qënë ne krye të administrates “passtruese” te qytetit. Ndaj edhe pse në dorë ka mbajtur trasten e grumbullimit të mbetjeve, kreu i Bashkisë është ndalur edhe per të takuar qytetaret kudo në rrugë apo lokale. Mbase kjo ishte edhe nje prove para fushates elektorale të zgjedhjeve të veres 2019. Kjo ditë duhet të sherbejnë per t’na kujtuar të gjithëve detyrimin që kemi ndaj natyres, mjedisit ku jetojmë e punojmë çdo ditë është shprehur kryetari Tonin Marinaj, natyrisht duke mos e anashkaluar edhe faktin se tashmë, fushata po troket.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.