KUPA E REPUBLIKES, VELEÇIKU 0 – 3 SKENDERBEU

0
738

Pasi është mundur të dielen në Tiranë nga një emer i madh i futbollit Shqiptar siç është Dinamo, ndeshje kjo e luajtur per javen e parë të kampionatit të kategorisë parë, serish Veleçiku është mundur nga një i madh. Kësisoj Skenderbeu i Korçës ka ardhur në Koplik, mbase për herë të pare duke shijuar “mikpritjen” malesore, dhe per rrjellojë ka fituar me rrezultatin e paster 3 me 0. Me këtë humbje Veleçiku as që duhet të mendojnë per mrekulli, në ndeshjen e kthimit, ndaj ndeshja e kthimit duhet vlersuar si një udhtim turistik. Natyrisht që kupa e republikes per ekipin e Velecikut është thjesht ndeshje kontrolli, pra e thenë ndryshe një nder që i bëhet. Kjo natyrisht thuajse per të gjitha ekipet e kategorisë së parë, këtë fakt e kanë vertetetuar rrezultatet e ndeshjeve .Edhe Vllaznia tashmë e ulur në sofren e kategorisë së pare nuk ka shkuar me tej se barazimi me Burrelin. Ekip të cilin do luajne per javen e dytë të kampionatit. Ja dhe rrezultatet e ndeshjeve te kupes së republikes.

Veleçiku-Skënderbeu 0-3
(Gripshi 19′, Ajzeraj 58′, Oto Xhon 81′)

Vora – Luftëtari 0-4
(Hyseni 14′, Molla 42′, Cekaj 59′, Oshafi 83′)

Tërbuni – Partizani 0-1
(Çinari 6′)

Besa – Kamza 0-2
(Teqja 23′, 72′)

Burreli – Vllaznia 1-1
(Xhixhiua 90′ / Silva 48′)

Korabi – Kastrioti 1-1

(Lika 13′ / Gallego 10′)

Dinamo – Egnatia 0-1

(Broshka 63′)

Besëlidhja – Erzeni 1-0

(Fetaj 45′, Pasha 84′ )

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.