Teksa ka inspektuar s’bashku me drejtorin e SHA Ujësjells M.Madhe, z, Ndoc Prëla e një staf të ngushtë, punimet tashmë të kryera në linjën e re të ujsjellsit në fshatin Grudë- Fushë të njësise administrative Gruemirë, kreu i Bashkisë Tonin Marinaj ka deklaruar: Jam gati edhe per një mandate të dytë. Madje ai ka shtuar se malësoret nuk kan asnjë arsye se përse të mos ia besojnë edhe një herë voten e tyre. Ne po punojmë, dhe kudo janë të dukshme investimet dhe puna e kryer është shprehur gjatë një interviste kreu i bashkisë tashmë njëherazi edhe kandidati per kandidat i socialiastve. Kësisoj edhe inspektimi i punimeve në linjen e ujsjellsit në fshatin Grud-Fush, inspektim i kryer pasditen e së Martës dt.11 shtator 2018, duket qartazi se është në funksion të pragëfushates elektorale. Kështu pak ditë pas mbledhjes së asamblesë socialiste në Tiranë, ku Bashkia M.Madhe dhe konkretisht kreu i saj Tonin Marinaj u klasifikua i pari në performacen qeverisëse, duke lënë pas edhe kreun e Bashkisë Tiranë Erijon Veliaj, flet qartazi per një kandidim të mundëshem të z,Marinaj sërish per kreun e Bashkisë M.Madhe. Duke iu pergjigjur pyetjeve tona z, Marinaj ka pranuar se nuk i njeh ende rivalet e tij, por ai i vlerson pozitiv, mbasi edhe ata janë Malësor. GJithësesi intervisten e plot, se çfar mendon per tëardhmen e tij në politik, por edhe rivalet e tij kreu i Bashkisë Tonin Marinaj, këtë do ta zbardhim të plot në ditet në vijim. Në fund të fundit 100 familje në fshatin Grud-Fushë tashmë do furnizohen me ujë të pishem