Nëse një vepër, dhe në rastin konkret një poezie karakterizojmë jo vetë nga thelbi që ka, por edhe nga drejtimet qësygjeron, edhe nga emocioni që të shkakton, atëherë në këtë kuptim, në tërsinë e vet poezia e poetës Shqiptaro- Amerikane Teuta Beqari Osmani në tërë kuptimin e plotë të saj është një perjetim…Ndaj redaksia e revistës “Fjala”, duke e ndjekur , lexuar më vëmëndjën që reaisht të”imponon”, dhe sugjestinon me forcën e vargut, edhe poezia Perjetoj… kësisoj vëndosë tga botojmë pëkreshërinë e lexuesit…! Sukese Poete Teuta!( redaksia)
NGA TEUTA BEQARI OSMANI
Përjetoj…!
Më bie në sy bukuria e natyrës
E Dielli si gjithmonë të ngrohë
E dita ditës i merr(jep) kuptimin jetës
Kur një shi bie, e vesa n’gjethe avullon…
Më bie ndërmend tek kujtoj veten
E kur kujtimet sërish më rizgjojne
E kur nata me një hënë si sy magjik percillet
Tek më zhvesh, e nektarin e trupit shijoj!
Më bie ndër vete tek ndjehem thellë
E moti largon vitet ashtu një më një
E stinët që rreth vetes më kanë rritur tej
Si një gonxhe tek hapet e mbyllet nën Diell…, njësoj
E di që më bie pika mbi mua e mbi vete
Kur veten lakuriq e sheh e ëndërron
E ëndrrat gjithmonë tek dashuria më shpien
E kur zgjohem prej dritës e ndjenjës, oh ç”përjetoj…!
Teuta Osmani
Amerikë, 6.5.2020