JA ÇFAR I KA “NDODHUR” POETES FARIDA (ZMIJANI) RAMADANI !

0
620

Ka ndodhur… Ky është  titulli i kësaj poezie, krejt ndryshe nga shumë poezi që lexojmë sot. Ndaj redaksia e revistës “Fjala” vëndosi  ta marrin këtë poezi nga  rrjeti social facebok, të shkruar nga poetja  famoze  tanimë e pozisë  së sotme Shqipe   Farida  Ramadani.Urime Poete, dhe ju lexues lexojeni , se do gjeni   sejcili prej jush një pjesë  të jetës suaj!

Ka ndodhur…

Të kemi harruar çelësin në derë dhe jemi larguar
Të kemi mbetur në shtëpi të bllokuar.
Të kemi djegur gjellën në tenxhere ashtu harruar
Të kemi lë në ushqimin papjekur të papërfunduar.
Të na ketë shpërthyer krejt afër tenxherja me presion
Të kemi zier tenxhere me mish e ta kemi ngrënë të tëri kur shterron.
Të jemi përcëlluar nga stërkalat e vojit kur diçka kemi fërguar
Të na jetë derdhur qumështi disa herë kur e kemi vluar.
Të jemi përplasjr n’derën e shtëpisë duke menduar se ishte e hapur
Të kemi rrëshqitur në shtëpi dhe familjarëve t’ja kemi fshehur.
Të kemi qeshur me lot kur dikush eshte rrëzuar
Të kenë qeshur të tjerët kur jemi rrëzuar aq shumë janë dëfryer.
Të kemi mërdhitur nga uji i ftohtë në dush
Të jemi përvëluar nga uji i nxehtë bërë si prush.
Të jemi sikletosur shumë nga një gjilpërë fare e vogël
Të jemi dërmuar deri në kufinjtë njerezorë e të themi “s’jemi lodhur”.
Të jemi kotur për gjumë kur dikush vazhdonte të fliste ëmbëlsisht
Të mos kemi gjumë fare se në kokë na është futur një “mizë”.
Të jemi ngatërruar fort me fëmijët tanë e pastaj penduar
Të kemi qenë të përkëdhelur nga ato si prindërit e preferuar.
Të jemi veshur bukur dhe kuruar mirë kur kemi dalë
Të kemi dalë me veshje kote duke menduar se askush nuk na ka parë.
Të kemi triko a fustan aspak të bukur por që përherë e veshim
Të kemi triko a fustan shumë të bukur por që në raft na ka mbetur.
Të kemi tretur para gjatë rrugës kur kemi dalë e jemi mërzitur
Të kemi gjetur para në rrugë që na kanë bërë të qeshim si të mitur.
Të kemi falur para disa lypsarëvë që kemi parë në rrugë
Të kemi shtrënguar paratë të mos ia falim lypsarëve aq sa kemi mujt.
Të kemi dashuruar fort dike sipas mënyrës sonë
Të na kenë dashur por që s’kanë përfituar nga ndjenja jonë.
Të kemi thënë “po si s’na ka rënë në mend ta bëjmë më parë”
Të na rrëshqasin gjërat sot duke mos kuptuar a do i kemi nesër valle?
Të kenë shpifur emra te tjere të bindur se i dashurojmë
Të kenë fantazuar me mendjen e tyre irealen pa prezencën tonë.
Të kemi ndihmuar me para e të na kenë falenderuar me mijëra herë
Të na shohin pa turp se nuk i shlyejne sikur faj ne kemi bërë.
Të rikujtojmë shpesh gjërat e fëmijërisë apo rinisë n’kujtime pa fre
Të mos vërejmë se tani vitet spo ecin më një nga një por tre nga tre.
Të largohemi nga ndonjë qen që kemi parë dikur në rrugë
Të flejmë tani bashkë me qenjtë në një krevat duke u strukë.
Të vlerësohemi nga një veprim që me lehtësi mundëm ta aplikojmë
Të mos vlerësohemi për një veprim që jemi dërmuar ta realizojmë.
Të kemi bërë udhëtim pa e vlerésuar dhe shumë jemi kënaqur
Të kemi bërë udhëtim për tu kënaqur e gjëra negative kemi mbarsur.
Të kenë like apo komente pérsonazhe për një karrike n’plazh vendosur
Të mos vlerësohen të tjerë pë punë të vlefshme apo të përsosur.
Të kenë folur, shpifur dhe gënjyer të tjerër për ne
Të kemi gënjyer të shtyrë nga rrethanat vetë ne.
Të kemi bërë ndonjëherë si të çmendur thjesht se ashtu na ka ardhur
Të kemi qëndruar në heshtje dhe kur nuk ka qenë e mundur.
Të kemi shumë miq e mikesha përreth kur bukur kohën kanë mbush
Të na duket se të gjithë janë zhdukur dhe nuk është askush.
Të na kenë thënë se jeta është e shkurtër shijoje po të dish
Të na kenë thënë se jeta është e gjatë nëse mund ta arrish.
Të …
Të kemi kuptuar se jeta aty ku jemi duhet jetuar
Të kemi dashurinë kurdoherë me vete për të na shoqëruar.
Kjo jam Unë, Ti, Ai, Ajo
Të jesh ndryshe mos e mendo.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.