Intervistoi: Gëzim Vuçaj
-Kjo intervistë me këngëtaren e spikatur Lindita Gjoka, për koinçidëncë është realizuar dhe po botohet nga revista “Fjala” vetëm disa orë para datës 7 Maj, ditë kur kjo talënte e këngës Shqipe ka datëlindjen.Ndaj redaksia e revistës “Fjala” e uron artistën; edhe 100 vite, kështu e freskët, aktive, në sherbim të jetës, familjes dhe kombit!
Pyetje: Një emër sinjifikativ, që personifikon lindjen e ditës, duket se ky emër ka qënë në sinkron me jetën tuaj?
Pergjigje: Fillimisht dua t’ju falenderoj, ju të revistës “Fjala” për mundësinë që me dhatë të them fjalën time, rreth vetës dhe veprimtarisë sime artistike. Ndersa përsa i takon pyetjes suaj , unë mendoj që prindërit e mi e kanë konsideruar lindjen time , si një ditë e re në jetën e tyre, ndaj emri im Lindita është një simbolikë e jetës së tyre. Un realisht ndihem mirë me këtë emër. Ndaj gjithë atë çfarë thot ëmri , mundohem ta percjell tek njerezit me buzeqeshje…
Pyetje: Dimë që jeni nga Mirëdita, por deshëm diçka më shumë?
Pergjigje: Po, jam Mirditore e lindur në Rubik, e rritur në qytetin e Lezhes, dhe që nga viti 1994 jetoj në Athinë në Greqi , s’bashku me bashkëshortin tim. Ende vazhdoj të jetoj dhe punoj këtu në Athinë, por asnjëherë nuk e harroj atdheun tim Shqipërinë.
Pyetje: Tashmë ju realisht duket se keni arritur majat në interpretimin e këngëve tuaja apo?
Pergjigje: Ah.. jo , un , jo vetëm që nuk i kam arritur majat , por as që i ëndërroj, kjo edhe për faktin se thonë kur të arrish në maje duhet zbritur, unë kam deshirë të vazhdoj ngjitjen graduale.
Pyetje : E mbani mënd këngën tuaj të parë?
Pergjigje: Që në mosh të vogel kam kënduar , ashtu si çdo këngëtar tjetër, por për hirë të vertetës, vështirë të mbahen mënd ato cicërima të këngëve, që dhe unë si çdo fëmijë tjetër mundohej të imitonte këngëtaret e kohës. Ndërsa këngën e parë të kënduar në një skenë e mbajë mënd mire. Por para se të tregoj ato emocione, po rikthehem për të treguar se pasioni për artin tek unë të paktën u shfaq që në moshen 8 vjeçare, por largimi nga vëndlindja për rreth 20 vite, bëri që gati të harroj këtë pasion te lindur. Gjithesesi mbaj mënd shume mire që në vitin 1989 mora pjesë në një festival folklorikë për femijë në qytetin e Durrësit. Aty u ngjita në skenë për herë të parë. Aty mora dhe duartrokitje, që realisht vështirë se do ti harrojë në jetën time. Teksti i këngës ishte ky: “GJYSHI GDHENDI NJE SHQIPONJE”
PO JU SHKRUAJ DHE CA VARGJE
GJYSHI GEDHENDI NJE SHQIPONJE
PER MBI SHKEMB E PER MBI GURE
RRAHI KRAHET FLUTUROI
E U NGJIT LART O NE FLAMURE
TE DY BASHKE FLUTURUAN
NUK I TREMBI AS NJE ERE
SHQIPJA JONE ME DY KRENA
MBI FLAMURE KA BERE FOLENE..!!
Pyetje: Cilën këngë keni më përzemër tek reportori i juaj?
Përgjigje: Kënga që më pëlqen më shumë është “Nënë Shqipëri , po të këndon shtegtari” është një këngë malli, që edhe mua që e këndoj më bënë të lotoj . Malli për vëndlindjën është i madh.
Pyetje: Kemi dëgjuar që fansat tuaj teksa ju shohin në skenë veçanërishtë të veshur me kostume kombëtare, por me rroba si djalë , teksa ju kanë quajtur “Shote Galica” , si ndiheni kur ju thërrasin hej Shota!
Pergjigje: E kush nuk do të dëshironte ti ngjante Shote Galicës! Un realisht falë dëshirës së zotit, duket se nga pamja e luaj bukur këtë rol, të kësaj fisnikeje, ndaj ndihem mirë dhe krenare!
Pyetje: Më shumë i këndoni trimërisë, traditës , emigrimit apo dashurisë?
Përgjigje: Në fakt , e di qe jam pak “borxhlije” të gjithë fansave të këngëve si për trimërinë , ashtu edhe për dashurinë, jo se nuk i respektoj dhe dua këto , por këngët për emigrimin janë dhe mbetën dëshira dhe pasioni im, kjo mbasi e kam përjetuar gjithë këto vite “plagen” e emigracionit.
Pyetje: Tekstet i shkruani ju vetë, apo keni bashkëpunime?
Pergjigje: Në të shumtën e rasteve janë tekstet e mia, se është frymëzimi i jetes sonë të përditshme.
Pyetje: Nëse ju dërgojnë një tekst me motive dashurie nga Shkodra , e këndon një mirditore?
Përgjigje: Pse jo! Çdo tekst i bukur dhe që percjell një mesazh, për mua nuk ka rëndesi se kush është autori, rëndesi ka forca dhe pesha e vargut. Ajo këngë që adhurohet nga artëdashësit, bëhet e tyre, çfarë rëndësie kanë të tjerat!
Pyetje: Në realitet pamja juaj s’do koment, zoti ju ka falë bukurinë deri në magji, po kështu edhe zërin , sa mendoni se i kanë ndihmuar njëra tjetrës këto dy element për të qenë ju kaq e suksesshme?
Përgjigje: Në realitet unë çdo herë perpiqem të jem vetvetja, pra kjo që jam. Nuk dua të “shfrytëzoj” asnjë favorizim të zotit me pamjen time. Unë dua të percjell tek artëdashësit forcen e bukurisë së shpirtit tim dhe të zërit si mjet shprehës dhe përçues i vlerave të kombit tim.
Pyetje: Keni ndonjë artistë të preferuar që do dëshironit ti ngjasoni?
Përgjigje: Janë të shumtë artistet Shqiptarë , të një kalibri nderkombëtarë. Kush nuk do dëshirontë të ishte , sado pak si ndonjëri prej tyre.
Pyetje : Cila fjalë të josh më shumë kur e degjon nga fansat e tu?
Përgjigje: Pooo. Kur më thonë: Shota e diteve tona.
Pyetje : Po cila fjalë të besdisë?
Pergjigje: Hahaha kur më thonë: Mos u plaksh kurr …!
Pyetje: Nëse ju ftojne per një koncert artistik në Shkoder , cila do ishte pergjigjja juaj?
Përgjigje: Me siguri që do ishte një ftesë e bukur dhe sinjifikative , për të marr pjesë në një koncert në atdhe.
Pyetje: Në fund cili është mesazhi juaj për të gjithë lexuesit e revistës “Fjala”?
Përgjigje: Po, ju falenderoj përzëmërsisht , ju të stafit të revistës “Fjala” që më kushtuat kohë , por edhe hapsirë në faqet e revistës suaj. Njëkohesisht dhe një falënderim special për të gjithë lexuesit tuaj , mbasi kam bindjen se janë dhe do jenë edhe fansat e këngëtares Lindita Gjoka. Zoti ju falt shendet, lumturi dhe dashuri , se jeta ka surpiza, ndaj le ta jetojmë jeten o vllezer dhe motra, ashtu siç e meritojmë me buzëqeshje dhe këngë.