HYSË HASA , NA SJELL LIBRIN E 11-TË , NGA FILADELFIA E AMERIKËS…

0
1256

Prof.Murat Gecaj

Tashmë, është e njohur se qindra e mijëra shqiptarë jetojnë në emigracion, shumë prej tyre në qytete te ndryshme të Amerikës. Një “vatër e ngrohtë” për ata është bërë edhe Filadelfia, ku bashkatdhetarët tanë tubohen e zhvillojnë veprimtari të larmishme, në Shoqatën emërmirë “Bijtë e Shqipes”.

Janë mjaft veprimtarë të dalluar të kësaj Shoqate, të cilët meritojnë përgëzime e shkrime të veçanta për ta. Po, kësaj here, këto pak radhë po i shkruajmë për veprimtarin e palodhur e botuesin e disa librave voluminoze. Bir i denjë i Kukësit, këtë punë e nisi në vitin 2008, me librin e parë “Vila, pjesë e kranarisë lumjane”. Pastaj, megjithëse kishte punuar ushtarak, iu përkushtua hartimit e botimit të disa librave. Të gjithë ata kanë përmbajtje të theksuar atdhetare, u kushtohen traditave më të mira të malësorëve dhe të populit tonë, në përgjithësi.

Me tej, Hysë Hasa vazhdoi të shkruajë e botojë librat: “Midis emigrantëve shqiptarë në Amerikë”(2010), “Nga Filadelfia, në Tiranë” (2011), “Mes shokësh, në shërbim të Atdheut”(2013), “Kontribute atdhetarie” e “Dritare kohe, në mençurinë kuksiane” (2015),  dhe tre libra të tjerë, në vitin 2016: “Personalitete ushtarake lumjane”, “Lavdi në përjetësi” e “Vlera intelektuale kuksiane-I”. Ndërsa vëllimin tjetër, pra nr.2 dhe me këtë titull, e botoi më 2018.

Nxitje e re, për të shkruar këto radhë, u bë takimi i sotëm me këtë autor, tashmë të njohur, në lokalin në fillim të Bulevardiot të Ri të kryeqytetit. Pasi shkëmbyem përshëndetjet e rastit, Hysa nxori nga çanta e tij librin e ri voluminoz, i cili ka dalë këto ditë në qarkullim dhe ka 477 faqe e dhjetëra fotografi. Ai mban titullin “Të jetosh me dashamirësinë e vlerave njerëzore”(Mozaik shkrimesh). Redaktorë të tij janë Dr, Fejzulla Gjabri e Pajtim Veliu dhe recensentë: Prof.Lefter Daku,prof.Milaim Dokle e prof.Muhamet Bela.

Mund të shkruanim gjatë, si për librat e mëparshëm dhe librin e ri të Hysë Hasës. Por dëshiroj të nënvizoj fjalët, që ai ka venë në kapakun e fundit: ‘Në të gjithë këta libra flitet për vlerat pozitive të kuksianëve e shqiptarëve, me sensin për të njohur mirë vetëveten  dhe për ta rritur krenarinë e shqiptarizmës”.

Unë e kolegu Fejzulla Gabri e uruam autorin e palodhur Hysë Hasa dhe e falënderuam për lëtë libër, që na e dhuroi sot. Ne jemi të bindur, se ai përsëri do të shkruajë e botojë libra me këtë tematikë, duke qenë të mbushur edhe plot krenari e mall mërgimtari, për Shqipërinë e dashur.

Tiranë , 23 prill 2018

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.