Dritëroi ,viti 1966-“Zhurma e erërave të dikurshme” dhe kritika ndaj tij

0
126
Gëzim Llojdia    Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
1.
Dritëroi vinte nga Menkulasi i Devollit. Pra ishte devolli. Nga ata devollinjtë e mirë,të bukur, muhabetçinjë, punëtorë të besës dhe të fjalës së ëmbël. Punoi si gazetar .E gjeje majë skodave me jakën e xhaketës ngritur ,te njerëzit e punës, të fushës të plorit,të traktorit, të bujkut. Dritëroi e njihte fushën dhe njerëzinë e tij më mirë se një vendali. Ai e dinte se çfarë bënte plori, kau, parmenda, kali kokulur, gomari i ndërkryer, pela, shterpat dhe pllajat, mëzat dhe kërthinjtë etj.
… Ai ulej e bisedonte me këdo,pinte raki dhe këndonte .Pra ky Dritëroi ynë ishte dhe mbeti deri në fund, një shqiptarë i mirë,një shkrimtar i mirë ,një njeri i bukur. Në vitet ‘60,siç e pohon edhe Kadare të rinjtë e letrave shqipe ,po krijonin dhe po përpiqeshin të bënin letërsi të mirë. Mirëpo udha e tyre ishte gati e vështirë ,në mos e pamundur . Edhe Agolli në rrugën e tij të krijimit, nuk është se e ka pasur fushë me lule. Edhe pse ishte një figurë dhe krijimet e tij dhe të disa të rinjve të kësaj kohe në vitet ‘60, ishin brilante, sërish sëpata nuk harronte të godiste mbi këdo.Mund të jetë art
“Zhurma e erërave të dikurshme” ishte përmbledhja me tregime krijime, që është dëgjuar shpesh edhe në kohën e socializmit si një ndër krijimet e mira, por që si kudo kishte pasur sulme shqiptarçe. Më mirë ti referohemi shkrimit, që bën analizën ekëtij rrëfimi artistik, që në fakt u pëlqye nga masa, që e kalonte nëpër dorë:Lexoje por mos ta shoh njeri se na more në qafë…Kishte diçka të bukur të fshehtë, letërsi e re e bukur dhe realiste po shpalosej,mirëpo nuk ishte e thënë…
…Si fillim në vitin 1966 te gazeta letrare ,në një artikull për tregimin goditet Dritëroi në përgjithësi ngase janë marrë në analizë shumë tregime dhe proleme të tregimit shqip.Ja cfarë thuhet më konkretisht:’Është folur për të metat e librit të D.Agollit :’Zhurma e erërave të dikurshme”.Tregimet e tij:”Kur dashuroja një grua” dhe :”Ajo …që nuk edukojmë me moralin tonë ,autori do të luftojë meskinitetin po nga pozita të padrejta,që në vetvetete mbeten meskine. Nuk ka asgjë fisnike, që të pajtohesh me moralin tonë ,të shkosh për vizitë te një shokë dhe ti marrësh gruan. Nuk do të zgjatemi se për këtë është shkruar gjer e gjatë .E kishim fjalën për të lidhur me diçka tjetër, me disa shenja që një moral i tillë mund të behët si modë në emër të “gjoja të përparimit dhe të luftës kundër jetës së ngushtë…”
2.
Korrik, 1966. Gazeta letrare e kohës shkruan: “A vlen ky tregim për edukimin e njeriut? Shkruar nga nja aktor i estradës në Elbasan. Ja çfarë shkruan autori:
…Asht kritikue në përgjithësi përmbledhja me tregime: «Zhurma e erërave të dikurshme» e Dritero Agollit, unë due të them disa fjalë rreth tregimit «Egërsia» të këtij vëllimi. Kur u botua libri, fleta «Libra te reja e N.SH. Botimeve, kishte nji informacion për këtë përmbledhje dhe e ngrinte si vepër të realizueme. Unë nuk due të vë këtu në dyshim forcën poetike të Dritero Agollit dhe as aftësitë e tij për të shkrue në prozë, por do të doja të vë në dukje mentalitetin mikroborgjez që fshihet në ketë tregim e që shpesh herë shpërthen haptazi në tregimet e tjerë të këtij vëllimi, si p.sh:«Lamtumire, kapedani im», «Kur dashuroja një grua» etj. Nw qofte se tregimi asht i bazuem në realitetin dhe ngrihet në art, atëherë asht letërsi, por në qofte se ky asht vetëm pjelle e nji fantazie te ngushte, pa njohe thellë realitetin, tue e zvogelue ose tue e zmadhue atë jashtë mase, atëherë kjo s’ashtë letërsi por nji kallëzim bajat e pa vlerë.
2.
Të marrim tregimin «Egërsia». Subjekti asht ky: në një fshat malor jetonin burrë e grue që kishin një djalë 12 vjeç. I jati mbante me buke diversant. Sigurimi i dikton dhe i arreston. Mbasi s’kanë prova i lirojnë. I biri, ashtu siç e përshkruhen edhe vete autori *…se ai nuk ishte një fëmijë 12 vjeçar, po një djalë i pjekur, me logjikë dhe forcë vullneti…» tregon se i ati asht ai qe mban diversantët. I ati arrestohet. Mbas 8 vjetëve i ati kthehet në shtëpi dhe një natë, mbasi nxehen atë bir për punë të kalit, që plaku don ta shesë, ndonëse i biri don t’ia japë kooperativës, ai e qëllon me dru krese të birin. Ky mbetet në vend dhe shndërrohet, ashtu siç thotë autori, në një idiot, që din të beje vetëm mu-mu-mu». I jati ikën nga shtëpia, kthehet, nuk mund të durojë të birin, asnjë s’e përkrah, ikën prape dhe gjendet nga roja e pyllit i varun «me rrypinë e pantallonave të veta». Kjo asht e gjitha. Mund të thotë ndonjeni, po ndoshta ka ndodhë! Ndoshta! Po, sa i vlen kjo shoqërisë sonë? Ku asht forca e kolektivit?
Mos kjo ngjarje ka ndodhe në kohë Italisë apo në kohë të Zogut? Në vend të përshkrimit të përpjekjeve për shkaqet e luftës klasore autori merret me momente patologjike, me skena që janë larg tregimit shoqëror të subjektit.
4.
Po zbresim te pjesa e tretë sipas kësaj analize.
«Idioti tërë jargë rrinte në qoshe të odes dhe bënte mu-mu-mu», thotë autori dhe ma poshtë e përsëritprapë po me tënjëjtën ironi: «Ai ish shtrire ne kurriz, kish hapur gojën dhe nga dy cepat e buzëve dilnin
jargë». Sa e pështire! Ky asht personazhi pozitiv që ka krijue autori? Në këtë tregim, plaku, na paraqitet një soj krimineli te cilin s’ka mundësi ta brejë ndërgjegjja e ta detyrojë të vare veten, sepse një njeri si ai, me dashje dhe i ndërgjegjshëm për atë S’ka ban, vret të birin. Atëherë s’i mbetet këtij njeriu për të ba kundra të tjerëve. Mandej, ne sa lexuesit i vjen keq e njëkohësisht tmerrohet nga ai krim, na kujtohet shoqëruesi i autorit, i cili ne fillim te tregimit i rrëfen ngjarjen. Ky thotë: «Ti pyet se cili asht ai? Nuk e ke dëgjuar Gani Bredhin? – u kthye nga unë shoku im – Gani Bredhi është me nam këtej».
…Të lind në shpirt një urrejtje për këtë njeri që nis të tallet me fatkeqësinë e të tjerëve në vend që t’i japë dorën e ta ndihmojë.
Që nga fillimi e deri në fund, tregimin e përshkojnë nuanca të vdekuna e të ndohta, që s’të emocionojnë, por përkundrazi të revoltojnë. Lexuesit kërkojnë shkrime të mira, me brendi të shëndoshë, ku të pasqyrohet jeta e tyne me të gjithë aspektet e saj, dhe jo tregime të neveritshëm. Nuk asht dashunia sentimentale, konceptet e ngushta të dashurisë e trillimet e subjekteve aventureske, ato që çojnë përpara letërsinë tonë socialiste, por asht forca, vullneti i çelnikët e patriotizmi i popullit tone, që e karakterizon atë. Atëherë përse të mbjellim krande te holla e te shtrembëta në fushën e letërsisë qe s’kanëa snjëvlerë, për deri sa kemi në dore filiza te shëndoshë e frutdhanes? Kërkesat e lexuesve janë rrite shume prandaj, ne, rinia, kërkojmë nga shkrimtaret që të shkruhen vepra të mira, qe te mund te na frymëzojnë ne punën tone te përditshme për ndërtimin e socializmit, te shikojmë heronj të ditëve tona, të cilët nuk janë te paket, veçanërisht sot, me këtë hov revolucionar qe ka shpërthyer në të katër anët e vendit tonë dhe, si në pasqyrë, të shohim ndryshimet kolosale qe ka ba atdheu ynë socialist.
3.Dritëro Agolli: Poezi për vendin tim e vendin tënd (aktuale) – Gazeta  LËVIZJA
Si u prit libri dhe ja çfarë thotë autori në botimin nga Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2014. Fq. 368.
Koment nga autori.
…Kaloi një kohë dhe libri “Zhurma e erërave të dikurshme” nuk po dilte nëpër librari. Nuk vonoi edhe shumë dhe mua më thirrën në Komitetin Qendror, bashkë me redaktorin e librit dhe me shefin e redaksisë së tregimit të shtëpisë botuese “Naim Frashëri”. Në atë takim ishim përgjegjësi i shtypit, drejtori i drejtorisë së propagandës dhe një tjetër. Në takim u diskutua, me libër përpara, se çfarë duhej bërë me atë botim: a mund të lejohej të qarkullonte nëpër librari apo të ndalohej. Vërejtja kryesore ishte se nxihej realiteti i jetës së atëhershme socialiste dhe se deheroizohej Lufta Antifashiste Nacional – Çlirimtare: personazhet e partizanëve pasqyroheshin të zymtë dhe me shumë kontradikta mes tyre, pushkatoheshin kur bënin gabime dhe shkelnin rregullat e luftës. Pas këtyre vërejtjeve, një ndër pjesëmarrësit, që nuk më kujtohet se cili ishte, tha se libri duhej ndaluar, një tjetër shtoi se duheshin hequr disa tregime dhe të botohej me një kopertinë tjetër jo aq të zymtë. I treti propozoi të botohej siç ishte dhe pastaj të kritikohej, duke u përcjellë me disa artikuj. Pasi më bënë disa vërejtje të tjera dhe disa këshillime, se si gazetar i “Zërit të Popullit”, ku punoja duhej të isha shembull në pasqyrimin e realitetit dhe të mos bëja gabime ideologjike, vendosën që libri të shkonte përsëri në shtëpinë botuese “NaimFrashëri”, të hiqeshin disa tregime dhe të zëvendësoheshin me disa të tjerë, të cilët të kishin në qendër “heronj pozitivë”.Sipas këtij këshillimi, unë hoqa disa tregime si, fjala vjen, “Njeriu me veladon”, “Egërsia” dhe ndonjë tjetër, duke i zëvendësuar me skica dhe reportazhe. Me këtë ndryshim, libri doli në qarkullim pas disa muajve me një kopertinë tjetër, por disa kopje të botimit të parë të tërhequra nga shtypshkronja mbetën në duart e dashamirësve.Dritëro Agolli, ndahet nga jeta, legjenda e letërsisë shqiptare - Revista  Elite
Me gjithë këtë ndryshim “Zhurma e erërave të dikurshme” filloi të bëjë zhurmë. Në shtyp ai u kritikua si një vepër me gabime ideologjike. Kritikat u rritën pas Plenumit të 15 – të të KQ – së të PPSh – së të vitit 1965, ku vërejtjet morën një formë zyrtare. Në atë plenum, bashkë me librin tim, u kritikuan edhe dramat e Naum Priftit, QamilBuxhelit, Fatos Arapit dhe u thumbua Ismail Kadare dhe ndonjë tjetër që nuk më kujtohet. Kjo kritikë mund të kishte rrjedhoja të pakëndshme, sikur mos të kishte folur Enver Hoxha në konkluzionet e atij plenumi në mbrojtje të ndonjë autori të këtyre veprave. Kështu, për mua ai tha se Dritëro Agolli është bir i Partisë dhe ka vepra të bukura. Unë atëherë kisha botuar poemën “Devoll, Devoll”.Koha bën të sajën. Librit tim me tregime i ishte caktuar fati. Pas atij plenumi iu dha orientim shkollave të mesme që të kritikonin veprat që përmendeshin nga Partia. Kjo barrë iu ngarkua mësuesve të letërsisë. Gruas sime, Sadijes, 23 vjeçare, në atë vit e martuar me mua, mësuese e letërsisë në shkollën “Partizani”, i ra shorti të kritikonte burrin e saj, që kishte tre muaj e martuar.Ajo u kthye nga shkolla e habitur dhe e shqetësuar dhe, sa hodhi librat mbi tavolinë, m’u drejtua: “Më thanë në drejtorinë e shkollës që të të kritikoj ty për atë librin…”. Iu përgjigja: “Ti më vrafsh, ti më prefsh, vetëm jo Partia!”. Sadijam’u përgjigj se kjo nuk ishte punë shakaje dhe më kërkoi t’ia shpjegoja gabimet ideologjike që përmbante “Zhurma e erërave të dikurshme”.Po kjo është një histori e gjatë, që në këto shënimet do të dukej pakëz e tepërt. Megjithatë duhet përmendur se Sadija ime, mësuesja e letërsisë, pasi mori nga unë gabimet e librit, të nesërmen shkoi në shkollë dhe para mësuesve dhe nxënësve analizoi “Zhurmën…”. E gjora Sadije, çdo gjë në atë sallë mund të fshihte, vetëm skuqjen e fytyrës jo!
Koment nga Ismail Kadare.
Ne kemi qenë miq, kjo është e vërtetë. Madje miq shumë të afërt, qysh në gjimnaz. Pas kthimit nga studimet e larta në Rusi, miqësia u bë edhe më e fortë për shkak të bindjeve të njëjta politike dhe hapur flisnim kundër tij. E donim vendin, por ishim të zhgënjyer nga komunizmi, e sidomos nga versioni i tij shqiptar. Kjo vazhdoi gjer në vitin 1966, kohë në të cilin ai botoi librin e tij më të mirë, një ndër më të mirët e kohës, “Zhurma e erërave të dikurshme”.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.