Iishin këto dy romane që erdhen aso kohe pra në vitet ’80 në duartë e lexuesve , duke rivalizuar njëri tjetrin me të njejtën tematikë. Ishin pikrisht ngjarjet , zhvillimet politike në mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, ku u trajtuan nga Ismail Kadare me romanin “Dimri i Vetmisë së Madhe” dhe nga shkrimtari nga Zagora e Shkrelit M.Madhe Ramiz Lika.Ishte pikrisht forca e pënës së shkrimtarit tonë , tashmë të ndjerit, të paharruarit, Qytetarit të Nderit” të Bashkisë M.Madhe Ramiz Lika, ç’ka pas një debati të fuqishëm në mes autoriteteve të kohës të botoheshin ted y romanet për të njëjtën temë, çka realisht kjo nuk kishte ndodhur kurr më parë.Kësisoj romani Taifun në Brigjet tona, jo vetëm nuk u zbeh përballë Dimërit të Vetmisë së Madhe, por forca e tij u tregua edhe tek fakti se botimi në 15 mijë kopje , ishtë shumë I vogel peërballë kërkesave të lëxuesve në mbarë vëndin tonë. Ndaj shtepia botuese “Naim Frashri” e pati ribotuar serish këtë roman pas gati një viti .Ky roman I shkrimtarit Ramiz Lika I cili nuk ishte as I pari e as i fundit , është tregues I një mëndjendrituri që pati nxjerrë aso kohe Zagora e Shkrelit në M.Madhe. Ndaj teksa shikojmë sot që shumë po na shtohen poezit apo romanet , por jo shkrimtaret dhe poetët , veçse “fatmirësisht” titujt “Mjeshter I Madh , apo edhe …Lind një pyetje : Si mund të mos kujtohet njëri për romancierin e parë Verior mbas }lirimit të Shqipërisë?