E DIELA E  PARË E TETORIT, FESTA E ZOJES SË TRIESHIT, NJË DITË FESTË  KJO DHE  NË SHTEPINË E INTELEKTUALIT TRIESHIAN NIKOLLË GEGA

0
519

Dera e hapur, sofra e shtruar, zëmra e bardhë që pret e percjell, miq  , shokë, koleg, të aferm  nga të gjitha nacionalitet , është   dera e shtepisë  e intelektualit  të njohur  në qytetin e Tuzit , dhe në tërë M.Madhe    , dhe më gjërë, z, Nikollë Gega.Sot   në drekë  , dhe ne si shumë  të tjerë , ishim mysafirë , tek miku ynë I mirë Nikollë Gega.Teksa   ka dalur dhe  na ka pritur  në derën e oborrit, tamam  ashtu siç  e ka    traditë malësori, dhe na ka uruar mirëseardhjen në shtepoinë e tij , Nikolla nuk ka nguruar  të na bëjnë  dhe  një “vrejtje”   të vogel. – Unë ju kam  pritur  të  vini  dedhe me shokë të tjerë, mbrëmë dhe sot  Zoja rruzare   thot Nikolla  na ka “urdhëruar”   të hapim derën , dhe të shrtrojmë   sofrën  për  mysafir nga të gjitha anët , brënda shtetit të Mlit të  zi , dhe  shtetit Am,  Shqiperisë.Tavolina , ose siç I themi ndryshe   sofra   është mbushur plot, të gjithë trokasim   gotat dhe urojmë  Gezuar  Zojen e Trieshit!të gjithë ndihemi aq  mirë , dhe aq rehat , sa dhe  bisedat  janë aq të larmishme , sa vet  kolori I kësaj  pranije  mysafiresh , në këtë  familje  malësorë  prej së  verteti.Ajo që  do  të mund  të   vlersohet e veçanta  e kësaj feste  të bardhë , është realiteti , I një  vlerë   qytetare Europiane.Tavolina   hërë pas- here  shtohej me  mysafirë  që  vinin   cdo   çerek ore. Kësisoj  veçmas mjaft  prej  intelektualve     vëndas,   si prof  Rrok Gjolaj , apo legjendës së   gjallë Shtjefen Ivezaj, këtu ishin  në këtë   sofer edhe  nacionalitete  tjera  vecmas Shqiptarve, ja njëri prej tyre   një intelektual I përmasave   të mëdha Predrag Kruniq.  Në  bisedë   më  ne tregoj  se edhe pse  është  Malazes  me kombësi ,   njëri ndër  shokët e tij  të ngusht prej  2o viteësh  është  Nikoll Gega, ndaj dhe ka ardhur  në  këtë festë.Lufta e Lepantos solli një prej fitoreve më të mëdha në historinë e Evropës. Flota detare e Venedikut dhe Spanjës e kishin dërmuar keq flotën detare otomane të luftës. Ky triumf i madh evropian u njoftua më 7 tetor të vitit 1571. Evropa kishte lutur natë e ditë Zojën e Bekuar për  këtë fitore. Ishte lutur Zojës në qiell  për shpëtimin e këtij kontinenti nga pushtimi barbar i hordhive turko-otomane. Lutjet e tyre kishin kontribuar shumë për shpëtimin e qytetërimit të këtij kontinenti. Kisha Katolike e kishte shpallur  ditë fetare të veçantë 7 tetorin dhe qysh atëherë e sot kjo ditë festohet me ceremoni e meshë kudo në botën katolike. Kjo ditë në kalendarin e Kishës  është pagëzuar me emërin “Zoja Rruzare”. Mijëra famulli nëpër botë u pagëzuan me këtë emër të dashur. Kështu ishte emëruar edhe kisha e vendlindjes sime.  “Zoja Rruzare” e Trieshit festohej gjithëmonë te dielën e parë të Tetorit në mënyrë madhështore me miqë e bija, me  nipa dhe mesa. Banorët autokton të Trieshit  e kishin festuar këtë ditë për shekuj të tërë. Ajo pjesë e Trieshit që kishte prejardhjen prej Ba Keqit festonte Ditën e Sh’Njonit më 29 gusht, ashtu siç festonte dhe Hoti, pasiqë këta kishin qënë një vëllazëri. Lutja e ndarë e kësaj feste kishte krijuar situata të papërshtatshme për Trieshin. Por paria e vëndit kishte kërkuar nga autoritetet e larta fetare që krejt Trieshi ta festonte Zojën Rruzare të dilën e parë të tetorit. Ata që kishin festuar Sh’Njonin kishin hequr dorë nga festa e tyre më 29 gusht. Edhe pasardhësit e Ba Keqit kishin pranuar si festë të tyre Zojen Rruzare.

 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.