Në një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” theksuam se përveç vlerave të jashtëzakonshme natyrore veriu i Shqipërisë dhe konkretisht Malësia e Madhe ka shumë potencial për zhvillimin e turizmit kulturor, historik etj. Ku vetëdijësimi për këtë potencial dhe rritja e kapaciteteve për operatorët dhe udhërrëfyesit turistik do të sjellë një numër më të lartë vizitorësh dhe do të plotësojë paketën turistike për çdo turist që vjen në Malësi të Madhe, duke e bërë qëndrimin e tyre në trevën tonë më të gjatë dhe më atraktiv.
“Në gjurmët e autores Edith Durham” është turi studimor i realizuar nga Forumi Shqiptar “Liqeni i Shkodres” përmes projektit “Zbuloni Veriun e Shqipërisë nën gjurmët e shkrimtarëve të shquar të shekujve 18-21”, ku studentet përshkuan itinerarin e studiueses dhe antropologes Edith Durham në Malësi të Madhe gjatë shekullit XX .
* Identifikimi dhe promovimi i atraksioneve natyrore dhe kulturore i shërben zhvillimit të mëtejshëm të turizmit të qëndrueshëm të Malësisë së Madhe, Veriut dhe krejt Shqipërisë.