SHKRIMTARIT DHE POETIT TE SHQUAR HASAN HASANI-PERKOLA I JEPET TITULLI ‘’NDERI I QARKUT LEZHË’

0
694
Nga Viktor Gjikolaj
Sot, ne Bibliotekën ‘’Gjergj Fishta ‘’ , Keshilli i Qarkut Lezhë në bashkëpunim me Klubin Letrar ‘’Ndoc Gjetja’’ , organizuan ceremoninë e dhënies së tiullit ‘’Nderi i Qarkut Lezhe’’ shkrimtarit e poetit te shquar nga Gjakova me origjinë nga Domgjoni I Mirditës, Hasan Hasanit, Perkola.
Morën pjesë , Kreu I Këshillit të Qarkut Lezhe, Prof. Eduart Ndreca si dhe krijues nga Kosova dhe Lezha
Ceremonia e dhënies së tiullit ishte kompozuar ndryshe nga herët e tjera. Pjesa e protokollit zyrtar ishte një profil i veprimtarisë letrare e shoqërore të shkrimtarit Hasan Hasani, mbajtur në emer te një grupi intelektualesh, që kishin propozuar vlerësmin me titull nderi, nga shkrimtari Llesh Ndoj. Kreu i Qarkut Lezhë, Eduart Ndreca , pasi vlerësoi kuntributin e shkrimtarit me origjinë nga Domgjoni i Mirditës, tha se, institucioni që përfaqëson, do të vijojë të vlerësoi figura që shquhen për veprimtarinë e tyre në të gjitha fushat.
Shkrimtari Hasan Hasani e falenderoi kreun e Këshillit të Qarkut Lezhë si dhe të gjithë ata që bashkëpunuan për vlersimin e kontributit të tij .
Në pjesën e dytë të ceremonisë , ndryshe nga herët e tjera ,në emër te Klubit Letrar ‘’ Ndoc Gjetja’’ përshëndeti, kreu i këtij Klubi ,poeti Viktor Gjikolaj, i cili edhe moderoi promovimin e dy librave të sapobotuar, ‘’Hasan Hasani ,Perkolaj, Dushkaja emër, Mirdita mbiemër’’ të shkrimtarit,Llesh Ndoj si dhe poemën ‘’Monolog me Malin’’, poemë nga Hasan Hasani. Në ligjëratat e tyre, studiuesët Vlash Prendi, Nikoll Loka,,piktori Pjetër Marku,Ded Rramani dhe poeti e studiuesi Skender Hoxha , vlerësuan veprën poetike dhe atë të shkrimtarisë e publicistikës së Hasan Hasanit. I ndjekur nga studiues,botues e studiues nga Lezha e Kosova ceremonia u mbyll me një këngë kushtuar Hasan Hasanit e me një kokteil.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.