Arrihet një sukses nga partitë politike Shqiptare në Guci të Malit të zi. Kësisojë në seancën konstitutive të Kuvendit të komunës së Gucisë, të mbajtur sot, Bujar Hasangjekaj, nga radhët e LDSH-së, u zgjodh kryetar.Bujar Hasangjekaj është shqiptar i parë i zgjedhur në Kuvendin e Gucisë, që nga themelimi i kësaj komune. Për të votua 20 këshilltarë nga radhet e pozitës dhe 8 këshilltar nga radhët e opozitës ndërsa një keshilltar nga opozita ishte i përmbajtur.Bujar Hasangjekaj është drejtori politik i LDSH-së, njëheri edhe kryetari i LDSH-së për Guci dhe ishte bartës i listës së Koalicionit “Shqiptarët bashkë për Guci”, të përbërë nga LDSH-UDSH-ASH.Tashmë duket se po frynë një erë e ngrohtë klime pushteti të Shqiptarve edhe në këtë komunë në shtetin e Malit të Zi.Dhe ndonse Gucia kjo trevë shqiptare prej shumë vitesh , mbase për shumë arsye , as edhe njëherë të vetme Shqiptarë6t nuk kanë patur kaq pushtet .zgjedhja në krye të kuvendit Komunal të z. bujar Hasangjekaj, ka ngjallur interes në qarqewt politike Shqiptare brënda Malit të Zi , por edhe në Shqipëri.Kështu i pari që e ka pershendetur për këtë zgjedhje kreun e ri të kuvendit të komunes së Gucisë ka qënë zëvëndës kryetari i Bashkisë M.Madhe Sytki Ndrecaj.Ndër të tygjera, veçmas urimit Sytki Ndrecaj e ka ftuar mikun e tij për rritjen e Baashkpunimit në mes Gucisë dhe M.Madhe.