Nga :Rita Shkurtaj
Në jetën e përditshme jemi mësuar të dëgjojmë të flitet shumë për emra burrash të suksesshëm në fusha të ndryshme të jetës e sidomos në botën e biznesit, duke iu inkuadruar atyre një kornizë me emer vetjak e duke mos lejuar të krijohen hapsira depërtimi, për të parë prezencën e personazheve të tjerë që ndikuan drejt për drejt në arritjen e këtij suksesi.
Takon shumë rrallë të dëgjosh të kundërtën e kësaj, megjithëse edhe nëse ndodh, në përqindjen më të madhe paraqiten si trashëgimtarë familjarë dhe krejt rrallë me atribute personale.
Për t’a dëshmuar këtë, mjafton të vëzhgosh pak medjat vizuale, apo edhe ato të shkruara dhe menjëherë do të bindesh se raporti do i kalojë të 90% të dominancës së vlerësimit të individëve nga gjinia mashkullore.
Në një intervistë që kishte dhënë për një media të Kosovës z.Mhill Gjuraj, interesi i së cilës ishte të pasqyrojë realitetin dhe vlerat e tij si njëri nga biznesmenët, aktivistët dhe humanistët më të mëdhenj të kohës, më ka mbetur në mëndje modestia e tij njerëzore, si dhe pesha e fjalëve të zonjës së tij tek fliste me gazetarët.
Z.Gjuraj asnjëherë nuk e shihte veten si njeri të madh e aq me pak të suksesshëm pa mbështetjen e familjes dhe sidomos të zonjës së tij Ages, gjë që ndodh shumë rrallë që një biznesmen aq i fuqishem të paraprijë me fjalë e shprehi, duke i dhënë kuptim jetës dhe biznesit nëpërmjet familjes.
Kjo tregon se rrjedh nga një familje me tipare dhe vlera njerëzore aq të larta, sa të krenohet mbarë kombi me ta. Bazuar tek eksperiencat e tyre jetësore, ku kishin migru dhe emigru disa herë nëpër vende të ndryshme, duke u shpërngulur dhe duke lënë pas gjurmët e tyre si familje me plot vlera në trojet etnike, derisa ishin vendosur përfundimisht në Bronx të Amerikës, ku kishin themeluar edhe atë veprimtari biznesi.
Ishte vërtetë madhështore të kuptoje se uniteti familjar ishte pasuria më e madhe e familjes Gjuraj, si dhe arritjet e secilit nga pjestarët e saj në karrierë, e sidomos të femijëve për të cilët çifti Gjuraj kishte edhe një krenari që pasqyrohej në sytë dhe gjuhën e shpirtit të tyre.
Ajo që e bënte akoma më të veçantë këtë familje, ishte pesha e fjalës,vendimit dhe kontributit të secilit në arritjet familjare, si dhe ruajtjes së virtuteve të trashëguara nga rrjedha fisnore. Martesa e z.Gjuraj me znj.Age Rudaj, të bijën e z.Nikoll Rudaj dhe znj.Tereza Shkrelit nga Shtoji i Ulqinit, në vitin 1977 bëri që familja Gjuraj t’i rriste vlerat familjes së tij, pasi një bijë fisi sjell me vete të gjitha virtutet e mira të familjes nga vjen e aq më tepër që ishin të përafërta me ato të familjes Gjuraj në besim,vlera e në kontribute shoqërore, për komunitetin ku punonin e vepronin.
Në atë dokumentarë u fol shumë për vlerat e kësaj familje, ku shumë personazhe shprehnin eksperiencat e tyre personale me z.Gjuraj, ku dominonte respekti dhe vlerësimi, por ajo që më mbeti në mendje dhe me nxiti të shkruaj këtë material, ishin fjalët e znj. Age Gjuraj, të cilat ua drejtoi gazetarëve “Promovoni vlerat e gruas dhe mbështeteni atë me punën tuaj” ky mbase është mesazhi më i nevojshëm që mund tu drejtohet të gjitha mediave të botes shqiptare e sidomos atyre lokale, kur maskilizmi për fat të keq është në nivelet më ekstreme, që pengojnë dhe nuk lejojnë të përparojnë shtetet shqiptare.
Edhe pse nuk e njof nga afër, më mjaftuan ato pak fjalë që të krijoj një respekt apsolut për këtë grua fisnike, e cila edhe pse lundron në ujëra të qeta në jetën e saj, sërisht e ka një sy dhe vesh vigjilent që e bën të vuaj për gjendjen në të cilën gjinden femrat shqiptare.
Meritat për këtë qëndrim prej gruaje fisnike dhe me vlera, mbase lidhen ngusht edhe me vlerësimin e bashkëshortit të saj, i cili në mungesë të tij e ka prezantuar në botën e biznesit dhe opinionit publik, me një pushtet përfaqsimi, çka e bënte akoma më të rëndë peshën e fjalëve të saj.
Mesaduket, z.Gjuraj i rritur nga dy prindër plot dinjitet, e ka shumë të thjeshtë ta kuptojë vlerën e gruas dhe familjes, ndaj me shumë respekt ju dëshiroj mirësi e begati në familje. Mirënjohje pafund për humanizmin dhe investimet me vlerë që keni bërë sidomos për shtatoren e Nënë Terezës, Shenjtores së Kalkutës e Nobelistes për Paqes në Botë.
Znj.Age Gjuraj, ju përgëzoj fort për arritjet tuaja në jetë dhe kontributet e tua të shumta për familjen dhe njerëzit në nevojë.
Shpresoj fort që fjala juaj të marrë kuptim dhe përkthehet në veprime konkrete në mbrojtjen dhe mbështetjen e gruas, në shkollimin, në punësimin e në vlersimin e saj pasi “NJË GRUA E SHKOLLUAR E BËN NJË KOMB TË ZHVILLUAR”!
Tetor 2020