DITË E VESHTIRË … -Variant Ndryshe i poemës Mall të I.Kadares-

0
1168

 

-Variant Ndryshe i poemës Mall të I.Kadares-

DITË E VESHTIRË

Ca pika shiu ranë mbi bibloteke
Për ty unë befas ndjeva mall
E çuditshme qenka kjo jetë
Të dy në një vend dhe se flasim një fjale
Vërtete e çuditshme kjo jetë
Mos eja në ënderr thot një poezi
Vuajtje më të madhe nuk do ketë
Kaq pranë dhe të mos flasim o dashuri
Kjo ditë e veshtirë
E jetës sime
Ah t’mos ishte më mirë
E brengosi zemrën time …
Ca pika shiu ranë mbi bibloteke
Deri kur kështu Vallë ?
Si pika loti në zemër kanë mbetë
Unë për Ty ndjeva mall , mbetem pa Fjalë .

Mall – Ismail Kadare 

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.
Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylberë në mes.
Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot për dreq :
« Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç ».
Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,
Që dot s’po zgjohemi ne vallë ?…
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.