Biblioteka Publike “Marin Barleti” e Shkodrës ka mirëpritur sot promovimin e tre autorëve nga Kosova

0

Biblioteka Publike “Marin Barleti” e Shkodrës ka mirëpritur sot promovimin e tre autorëve nga Kosova. Kishin përzgjedhur Shkodrën për këtë promovim për shkak të lidhjeve të përhershme dhe në çdo kohë të qytetit tonë me Kosovën. Autori Asllan Qyqalla prezantoi para auditorit të gjërë librin e tij “Loka”; autori Jahja Lluka prezantoi “Mos eja në ëndërr” ndërsa autori Dibran Fylli prezantoi botimin “Hasan Prishtina stërnip i Abdullah Veliqit”. Takimi është përshendetur edhe nga kryetarja e Bashkisë Shkodër zj. Voltana Ademi, e cila pasi u ka uruar mirëseardhjen të pranishmëve, ka shprehur dëshirën për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën e kosovarët. Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, z. Sylë Ukshini.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.