Gllënkë dashurie …

0
118

 Jola Jakupi

 Acari i egër i këtij dimri
 Në strehëzën tënde më dërgon
 Gllënkë dashurie gjerb trishtimi
 Në kafene që s’ëmbëlson
 Në cdo gllënkë që rrëkëllej
 Si kujtim i shtirur më ngel në grykë
 Kafenë e hidhur tani e ndjej 
 Si mëkatare që fajin mbyt
 Gllënkë dashurie tek rrëkëllej
 Dhimbja me natën ngadal u mpiks 
 Fundin tonë nuk mund ta gënjej
 Nuk mund të mashtroj ktë”APOKALIPS”
 Ashtu si flokët e tij të zi
 U mbytën në shi dhe shpresat e mia
 A thua do ëmbëlsohet kafeja tani?!
 Apo pret floket ,ti zë bardhësia…
SHARE
Artikulli i mëparshëmKur në agim …
Artikulli tjetërFADIL SOKOL HASMUJAJ – MODELI I INTELEKTUALIT MENDJE NDRITUR
Revista "FJALA" është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe...

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here