Almanela LLUPO
Në agim kur vesa tretet,
Kur burbuqja çel buzët e saj,
Kur ëndrra me realitetin preket,
Me ty nis dita deri në amëshim.
Në agim kur qielli përflaket,
Kur drita përpëlit qerpikët mbi sy,
Kur yjet e hëna veniten,
Me ty s’ka as fillim, as mbarim.
Në agim kur zgjohet natyra,
Kur zërat tanë luajnë melodi,
Kur jeta shpalos mijëra ngjyra,
Me ty takohem e puthem dashuri.