Gllënkë dashurie …

0

 Jola Jakupi

 Acari i egër i këtij dimri
 Në strehëzën tënde më dërgon
 Gllënkë dashurie gjerb trishtimi
 Në kafene që s’ëmbëlson
 Në cdo gllënkë që rrëkëllej
 Si kujtim i shtirur më ngel në grykë
 Kafenë e hidhur tani e ndjej 
 Si mëkatare që fajin mbyt
 Gllënkë dashurie tek rrëkëllej
 Dhimbja me natën ngadal u mpiks 
 Fundin tonë nuk mund ta gënjej
 Nuk mund të mashtroj ktë”APOKALIPS”
 Ashtu si flokët e tij të zi
 U mbytën në shi dhe shpresat e mia
 A thua do ëmbëlsohet kafeja tani?!
 Apo pret floket ,ti zë bardhësia…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.