BOSNJAKET KERKOJNE TE DREJTOJNE KOMUNEN E TUZIT

0
138

Pas zgjedhjeve të pjesshme për kuvendet komunale në shtetin e Malit të Zi , ku qe votuar edhe në komunen e Tuzit . Ku siç dihet Partite politike Shqiptare , fale mosrakordimit të tyre i humben këto zgjedhje . Ndaj pikrisht sot në Kuvendin Komunal të Komunës së Tuzit , komunë në Kuadër të Kryeqytetit , u bë verifikimi i mandateve të këshilltarëve . Ashtu si e kerkon dhe ligji , dhe tradita seancën e udhëhoqi Këshilltari më i vjetër i këtij Kuvendit , Naser Krkanoviq nga radhët e DPS-së, fjalimi i të cilit ishte vetëm në gjuhen malazeze , duke injoruar plotësisht gjuhen shqipe . Shkruhet kështu nder të tjera nga medjat Shqiptare në Mal të Zi . Në fakt duket disi paradoksale që në një qytet , në një zone me popullsi dominante Shqiptare , punimet e kuvendit komunal të mbahen thuajse në gjuhen Malazeze , por nga ana tjeter do të dukej , po paradox nese shumica e partive Politike fituese të zgjedhjeve jo Shqiptare , të flisnin Shqip . Pra vetë Shqiptaret me voten e tyre e kanë mundsuar këtë realitet .Gjithësesi në rend të ditës ishte paraparë edhe zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit të Komunës , por kjo pikë u shty për seancën e radhës . Siç mësojmë jozyrtarisht , shkaku i mos zgjidhjes së kreut të Kuvendit erdhi për shkak të mosmarrëveshjeve brenda partnereve të deritashëm ; DPS-së , UDSH-së dhe PB-së , pasiqë Partia Boshnjake kërkon vendin e Kryetarit të Kuvendit njëjtë ashtu si edhe UDSH-ja.

SHARE
Artikulli i mëparshëmIntervistë me aktorin Joni Latifi , protagonist në filmin “Buster”
Artikulli tjetërKU E MUER EMRIN MALËSIA !?
Revista "FJALA" është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe...

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here