Tuz- MAli i Zi/Atmosferë festash , hapet “Pazari i Dimrit” në Sheshin e Ri

0
192

Në prag të festave të fundvitit, nën organizimin e Komunës së Tuzit, në Sheshin e Ri, hapet “Pazari i dimrit”.Pazari do të jetë i hapur deri më 2 janar 2024.  Me këtë rast, kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj së bashku me më të vegjëlit e komunës sonë, e në prani të shumë qytetarëve, ndezi mbrëmë dritat shumëngjyrëshe të festave të fundvitit në Pazarin e dimrit.Të pranishëm në këtë eveniment ishin edhe Zëvendeskryeministri i Malit të Zi, njëheri edhe minister i zhvillimit ekonomik Nik Gjeloshaj, si dhe deputetët e Forumit Shqiptar, Nikollë Camaj dhe Artan Çobi.Ndërkaq, mysafirët e shumtë, i argëtoi këngëtari i njohur Malësori.Në këtë Pazar, në shpizat prej drurit, gjenden produkte të ndryshme nga ndërmarrësit dhe shoqëritë afariste nga treva e Komunës së Tuzit, të cilët merren me veprimtari të ndryshme të artizanatit, kafeneve, punëve artistike etj.
Malesia.Org

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.