Sot, me datë 22 dhjetor 2023, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Shoqërore u zhvillua takimi i dekanit të këtij fakultetit, Prof.Dr. Artan Haxhi, si dhe Dr. Zamira Shkreli me të gjithë studentët e Shkollës Doktorale në “Gjuhe shqipe”, ku u bë prezantimi per vazhdimin e tezës doktorale me gjitha detajet që do të ndjekin studentët. Puna e këtyre studentëve do të ketë ndihmën e udheheqësve shkencorë përkatës, si dhe pedagogëve të gjuhësisë për mbarëvajtjen e studimit shkencor, doktoraturë.