Nga : Ilmi Kurti
HOTI , GRUDA , KELMENDI , KASTRATI , SHKRELI , TRIESHI KOJA E KUÇIT :
Ditën e parë me pesë Maj të vitit që vëndosëm kurorat e para tek Monomenti i Urës së Zhajës pata një vizitorë të veçantë dhe shumë të mirëpritur që më zbukuroj të gjitha vizitat që kishin bërë malësorët në atë ditë të shënuar për malësinë, por edhe për mua që kisha trazuar kujtesën e burrave të malësisë dhe po përpiqësha të shkundi “pluhurin e harresës” 100 vjeçare të pushtimit Austro-hungarez. Njëri nga burrat që kishin ardhur aty ma beri ditën një sahat dhe ma rriti adrenalinën aq shumë sa gati u hutova që kur iku pyeta si e kishte emrin i biri i Ujkë Halilit. Është pikërisht ky burri i cili quhet Elez Ujkë Zaraj. E njohin dhe çmojnë gjithë burrat e malësisë të gjitha malet e mëdha ,por edhe bajrakët e rrezave siç na pëlqen ne malësorëve me krenari të theksuar që të jemi të gjithë të bashkuar në besim e tradita që nuk besoj se mundet dikush të na konkurrojë atë pasuri që na lanë të parët tanë dhe që sot ……… Nga fizionomia, soji, karakteri, fisnikëria dhe urtësia është mbetje e një brumi të magjeve të vjetra ilirëve. Fytyrë ezmer, i ashpër në dukje, por aspak në brendësi sepse kur hap gojën dhe flet të mahnit nga inteligjencën,karakterin dhe modestinë e një biri legjendë të historisë së Malësisë së Mdhe siç është Ujka Halili.Shtatlartë i hajm por jo i thatë, me flokët me onde si një djalë i ri pa shenjë dadhuese të veçanta , por më një ëmbëlësi të lakmueshme të një djali të ri të shkolluar mirë . Një shkëmbë i skalitur me plotë histori që deshtë zoti mbas 100 vitesh u zbardhë vepra e jashtzakonshme e historise së babës së tij fisnik që nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës të kryej një vepër më madhështore siç e bëri Ujkë Halili me 18 korrik të vitit 1918. Me ata sy të zi si dy fenerë rrezatues që shëmbëllejnë pastërtinë dhe fisnikërinë e një burri të rrëshinuar të denjë, të matur,të rrafshit me tërvesë gomilë, kullë konakur pa pikë propotence as mendjemadhësie që është i biri i burrit legjendë i historisë botërore në veprën e pa dëgjuar në anjë vënd të botës por i thjeshtë dhe i vetpërmbajtur që rrinte diku nga rreshtat e fundit. Në supe ka barrën e rendë të 85 viteve por ka edhe krenarinë më të madhe të malësorit të fisëm ku baba ja jep edhe prej në varr të qënurit burrë krenar. Gjunjët nuk e kanë tradhtuar dhe për nevojë i ngjitet shpatit të bjeshkëve të Lohes,aty ku u var trimi dhe burri i njohur Has Lojhaj me shokë , por me shikim të pa zbehur dhe mendje të kthjellët pa asnjë shenjë turbullimi,përkundrazi si një djalë i ri nget motorrin dhe lëvizë çdo ditë nëpër rrugët e ngushta të Polvarit dhe Koplikut, por dhe aq të bukura të vëndlindjes së vet të Malësisë së Madhe sot Nderi i Kombit.. Elezi në supe ka barrën e 85 viteve dhe kurrë nuk e njohu pleqërinë e moshës Veç ujit të kristaltë suitës flishore të Cemit,e burimeve të bjeshkëve të Lohes kreshnike, qumështit të deleve dhe ajrit të bekuar të bjeshkëve tona nuk ka përdor asnjë ilaç tjetër veç forcës së panënshtrueshmërisë të vështërësive dhe sfidave të kohës,si një burrë pa vese larg alkolit duhanit etj .Si model i një babai,gjyshi dhe malësori tipik me cilësi të larta të sojit të vet .Vizita e Elezit ishte surpriza më e bukur në atë ditë të paharruar të jetës time ,por edhe krejt Malësisë së Madhesepse zoti vonon ,por nuk harron dhe e nxjerr gjakun në dritë dhe ashtu natyrshëm poeti IsifHebaj në librin e tij “SHIU I PRILLIT” thotë në mes të tjerash “Ky fis pret një filiz të të rilindin prapë” Dhe filizi lindi pikërisht në kohën e duhur ,edhe pse mbas rreth 100 vjetësh. Ai që kur më njohu gjithmonë më ka thirrur e me thërret “ djali i malësisë” pa më përmendë emrin ! Është nga përkëdhelitë më të bukura dhe më emocionalet që përjetoi sa herë ky imazhi i burrërisë akoma të pazhdukur më bën një nderë të tillë që pak kush ma vlerëson sa ky burrë i fisëm me vlera kaq të mëdha. Natyrisht edhe unë i kam dhënë rrespektin e merituar me aq sa kam mundësit e mia .Elezi është i biri të gjithëve emblemave më e veçanta në vargun e burrave me shumë vlera që ka barjaku i Lohes trime dhe fisnike,por edhe krejt Malësia Madhe .Nuk thotë kotë populli kush ka qënë ka për të qënë ,Sot nipi i Ujkë Halilit është bisnezmeni më i sukseshëm ,por edhe politikani numër një në Malësinë e Madhe zotni Lulzim Zaraj. Për fat ardhja e tij tek Ura e Zhajës koiçidoi me ardhjen e shumë burrave dhe përsonaliteteve që ka malësia dhe shkodra ,por edhe të rretheve të tjera që në atë ditë të shënuar e rrespektuan veprën time, atë të ngritjes së Monomentit kushtuar burrave të malësisë që bënë historinë e kombit në at ditë të zezë tregjike që pushtuesi Austro- Hungaerz ushtroj dhunën dhe masakrën në Malësi të Madhe . Kjo ditë do të mbetet relike e arkivit tim përsonal prej së cilës shumë episode i ndajë me publikun pasi jam i bindur së ka vlera kombëtare ,por edhe me cilësinë e themeluesit të shoqatës Atdhetare Malësia ku unë e drejtoj prej 6 vitesh. Gjatë tubimit në kujtimet e moçme që vijuan nga burrat e medhej dhe histotianët malësorë, por dhe të viseve të tjera varg e vijë fjala nxori fjalën dhe unë bëra pyetjen atje ku dëshiroja : A kam bërë mirë që e shkunda “pluhurin e harresës” PO , pak vonë ndoshta, por më mirë vonë se kurrë.Mu duk se më vinte një zë nga bjeshkët e Lohes ku më thoshte,” Të lumtë që nuk harrove gjakun tonë ”gjakun e të parëve tu,të burrave të malësisë tënde që e do aq shumë. Nuk e di nga sa bajrakë përbehet Malësia se dikush thotë pesë, dhe çuditërisht këmbngulë ,por harron bajraket e tjerë që si rregulli i Unit që ka kapluar malësorët gjatë shekujsh thanë se vetëm malet e mëdha janë Malësi ,por që në fakt Malësia e Madhe ka trembëdhjet bajrakë dhe secili ka kontributin e saj për ta gëzuar emrin madhorë” MALËSORË” të Malësisë së Madhe dhe “NDERI I KOMBIT” Hoti,Gruda,Kelmendi,Kastrati,Shkreli,Koja,Kuçi,Trieshi,Rrjolli,Grizha,Lohja,Reçi,Kopliku. Veprat burrërore,fisnike ,sojnike të burrave dhe bijave tona na kanë shoqëruar gjithë jetën,por sofra dhe buka e maleve tona ashtë ma bujarja në botë, një virtyt që duhet ruajtur e trashëguar brez pas brezi . Rrëfimet historianëve dhe burrave të malësisë si Zef Marinaj,Pashko Toma,Jonuz Bishja, Ibër e Bajran Duli,Elez Ujka ,Zymer Selmani,Metush Alia,Palokë Luni,e shumë e shumë burrave të tjerë që me zemër të pastër e me mendje të kthjedhët më mundësuan ta zbardhi këtë ngjarje kaq të dhimbshme, por dhe kaq krenare jo vetëm për ne pasuesëve të tyre, por për gjithë Malësimë e Madhe. Rrjedhin si lumë kujtimesh të cilat do i shpalosë edhe në forma trajta të tjera komunikimi me publikun nëpërmjet librit “Burrat e Malësisë që shumë shpejt do të jetë në dorën e lexuesëve malësorë të interresuar për ta ditur të vërtetën eburrave të malësisë .Këtë e verteton mirpritja e këngës “100 vjet Malësia Priti “që e shkruajta me lotë në sy dhe me emucione të papërshkruara.Flë këngëtarit të mrrekullueshëm nipit të malësisë dhe bylbylit të këngës Nikë Çarku kjo këngë u bë himn për ne malësorëve dhe xhiroj botën ku ka shqiptarë ,dhe që sot nuk malësorë që nuk e ka dëgjuar dhe marrë krenarinë e saj. Sa herë takoj Elezin me sjellë përfytyrimet më të ndjera për të Ujkë Hlilit legjendës së papërsëritshme të burrave të malësisë si tillë është shumë epik dhe më i veçanti në gjithë të tjerët burra që kanë lindur në truallin tonë.Vepër unikale në botë. Zotni Elez të uroj shëndet dhe shumë vite të tjera mbi një shekull sepse sa të kemi ty prezent kemi kujtesën e gjallë të historisë së Urës së Zhajës krenarisë tonë kombëtare. Fati të ka përkëdhelur duke të gdhendur si ikonë burrërie e denjë për penelin,daltën dhe penën e çdo artisti figurativ, etnografi apo poeti ! Unë ty të mbetem borxhë sado të shkruaj për ty sepse ti je i biri i atij që mua si shkrimtar,si krijues,si malësorë dhe si pasues i katër burrave të fisit dhe tetë burrave që u varën tek Ura e Zhajës, por edhe të katerdhjetetetë të tjerëve që i shpëtuan vdekjes falë kontributit të malësorit Pjerët Mirashi ,klerikut dom. Simon Doda si dhe Zenel Sadikut, Sejdin Zenelit,Zymer Bajraktrit,Hajdar Ujkës,Sejdi Muçës,Bajram Isenit,Osman Imerit,Sadik Rmadanit,Dul Selmanit etj etj,Unë sot jam krenar që munda të shkruaj pak rreshta për ty miku im dhe malësori që mbartë krenarinë tonë kombëtare.ILMI KURTI 28 DHJETORË 2017.