Vdekja e Teatrit …

0
1656
Nga : Bardha Alimeta – Leter mikut tim … Të gjallë mes të vdekurve 

Profesori im i dashur … Po te shkruaj kete leter malli nga atje ku ndodhesh.Largimi yt nuk ishte thjeshte nje largim ne boten e pertejme per te na lene ne kete zbrazeti te madhe per qytetin per brezat qe edukove me artin tend te bukur .Artin e te folurit.Ti nuk duhej te ikje i dashur Muhamet..sepse kishe ende shume gjera per te bere..po ne fakt..oh ne fakt vdekja jote u pershpejtua nga injoranca provinciale..nga koleget e tu xheloze..Ti ishe madheshtor ne vepren .personalitetin tend , po njerezve te vegjel nuk ju pelqen madhshtia e vlerave.Ehhh..s.di c.te them.Ti ne fakt doje te ikje sepse kjo hipokrizi ty te lodhte e lodhte dliresine tende..e lodhte shpirtin tend te bukur prej artisti prej njeriut pozitiv qe ti ishr miku dhe profesori im i teatrit..Ti doje te beje gjera te bukura ti jepje ketij qyteti vlera nepermjet Teatrit magjise qe ai percjell..Sapo erdhe nga Tirana ku kishe mbaruar shkelqyeshem atje ..ju perveshe punes per te ngritur edhe ne qytetin tend teatrot amator ku grupe te ndryshme te rinjsh tu bashkuan e punuan me padion perkrah teje..Ata ndjeheshin aktore te medhenj nga magjia jote..Grupe artistesh cdo vit provonin skenen e vogel te Librazhdit. Cdo aktivitet i bukur mbante peshen e perkushtimit tend..E mahnisnin publikun i cili mbushte sallen plot…I dashuri profesori im ..une sot po te them se qe ne castin qe ti u largove ..ajo salle ka heshtur.Nuk ka magji nuk behet me art..nuk ka kush te zevendesoje ate cfare ju benit…Teatri ka vdekur e bashke me te qytetaria…sepse nje qytet pa teater nuk eshte qytet …kujtoj me nostalgji bashke me miqte e mi te cilet e jetuan kohen tende ..e lotojme per mungesen tende lotojme per vdekjen e magjise teatrale….Me vjen keq qe ky brez nuk ka mundesi te perjetoje ate qe ne perjetuam te rritet me fjalen e bukur…te mbushet me magjine qe na dhuronit ju ..qe s.na linit te gabonim e s.pranoje asgje qe nuk ishtee bukur te vihej ne skene….perse ike profesori im..perse …sa mungon kafeja me ty..fjalet inkurajuese tuajat..Eh miku im sa endrra kishe sa projekte sa merak e kishe punen..cfare do behet oj Bardhe me thoje..oj Bardhe jam i lodhur.nuk mundem me…Tani une jetoj me brengen tende .. Cfare do behet me..teatrin..kur do vihet nje njeri i afte te ben ate qe ju bete…te kete deshiren e mire te vazhdoje rrugen tuaj….deri tani nuk shoh asnje gjurme ..asnje drite..kur te ndodh kjo mrekulli do vij te bisedoj me ty….dite mire miku im..do vij ne fundjave te takoj…ndonjehere me shume te flet hezhtja e dikujt qe nuk eshte se marrezia e te gjalleve …

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.