KAFE ME DY NGA DHJETË MË TË MIRËT

0
1135

Natyrisht që është një ndjenjë krenarie për këdo , për më tepër kjo merr vlerë tek ata që cilësohen si Njerëzit e Pënës . Dhe ja kjo krenari ka një arsye kësaj rradhe të jetë dhe kolektive . Janë pikrisht dy nga Penat e suksesshme vecanarisht këto vitet e fundit në letërsine e qarkut Shkoder dhe me gjërë . Poetja Mimoza Rexhvelaj , gjithënjë brilante në krijimtarinë e saj , është vlersuar si poetja më e mirë e vitit në spektaklin tashmë vërtetë me vlera të rradha që organizon Agjensia e Spektakleve “Buna 1” . Po kështu edhe poeti e shkrimtari i humorit Qazim Çela , edhe ky fitues si tekstshkruesi i vitit . Ndaj një kafe ia vlënë për të respektuar fituesit Malësor , është një kafe mes miqësh e organizuar nga Shoqata Kulturore artistike “Sali Mani” departamenti : Njerëzit e Penës , ku krahas diskutimeve me mjaftë vlerë të Kadri Fikaj i cili realisht do thonim me të drejt u ndal tek fakti se bije fjala Qazim Çela meriton të nominohet për çmim edhe për Komedi , ku vitet e fundit janë vënë në skenën e trupës së teatrit “Migjeni” disa komedi ku mbajnë firmen e Qazim Çelës . Po kështu edhe Gjokë Luli , apo Dimitrov Popaj u ndalen tek krijimtaria e Mimoza Rexhvelajt dhe Qazim Çeles . Nderkaq edhe kolegë të tjerë si Esat Ymeri , Shyqyri Dushaj apo edhe Pjeter Vukaj , e deri edhe kryetari i shkrimtarve Shkodranë Zija Vukaj kanë evidentuar vlerat artistike krijuese të Mimoza Rexhvelajt e Qazim Çelës . Edhe ky i fundit ka treguar rreth punës dhe emocioneve që të jep një çmim i tillë . Ne fundë kryetari i departamentit të Njerëzve të Penës Dak Keqaj ka vlersuar faktin se këta poetë e meritojnë realisht çmimin dy nga dhjet më të miret e veriut , të akorduar nga Agjensia e Spektakleve “Buna1” me president z. Arben Mazi . Kjo veprimtari do pasohet edhe me të tjera veprimtari të shoqates kulturore- artistike “Sali Mani”.

Foto përshtatëse :   

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.