Në një ditë prilli si kjo , dikur populli Shqiptarë u mbush në faqe plot me lot. qante për ditëvdekjen e Enver Hoxhës.Të shumtë kanë qënë ata që sot janë politikan majtas dhe djathtas të cilë lotët për xhaxhin Enver i lëshonin rrëke në faqe, dhe sot herë e shajnë e herë e imitojnë në veprimet e tyre. Staristi i njohur Vebi Kurtaj me vargjet e tij mjeshtërore na e “portretizon” at kohë vertetë mjeshtërisht , ndaj revista “Fjala” po e boton këtë satirë pikrisht në ditëvdekjen e Enver Hoxhes.
Nga : Vebi Kurtaj
Eh, bre bacë, Shqipninë ç’e “fike”
Shumë t’bekuam per se gjallit,
Të gjithë thamë, kur na ike:
-Tash po i humb fara shqiptarit !!!
Re e zezë i ra Shqipnisë,
Tash per ne s’ka ma derman,
Me flamurin në gjysëm shtizë,
Te gjithë tuj qa per rrashtin tand.
Eh, medet, sa u derdh loti,
Ndihej zhurma e përrenjve,
Të gjithë lumenjt dualën prej shtrati,
Nga të qarat e fukarenjve.
Na ke lane me lot ndër sy,
Per ma shumë se tri dekada,
“Çuditërisht”, s’po qajmë per ty,
Qajmë per këta që ke lanë mbrapa…