PRINDËR TË “BRAKTISUR”

0
85
Vebi Kurtaj Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
-Hajde, -i thotë plakës, “fakiri”,
Hë, ç’farë po shikon matanë?
-Mu ba se dikush më thirri,
Nga stacioni i trenit, o nanë !
-Hajde, -mos u hallakat !
T’ka habitur pleqëria,
Me pa andërra me sy hapë,
Sikur t’thërrasin fëmija !
Degjo mua more plakë,
Nëse nuk të kanë ba veshët,
“Ata”, të thërrasin prapë,
Hajde, se do hamë përsheshët !
Hajde, se je dhe pa ngrënë,
Kaloi vakti i mesditës,
Kemi rrugë për të bërë,
Deri në fund të rrugicës !
Ja si “largohet” shtëpia,
Hajde moj, se u bë natë,
Nga që i ka lanë fuqia,
Rruga u “bëhet” e gjatë…..
Nëna, me kokën mënjanë,
Sikur ankthi e ka zanë,
Sytë stacionit nuk ja ndanë
Se, mos e thërret dikush, o nanë !

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.