Një ditë më parë janë mbyllur dhe tre sfidat e “Play-out”-it në Kategorinë e Parë, përkatësisht Oriku-Besëlidhja dhe Veleçiku-Partizani B nga Grupi A dhe Elbasani-Lushnja në Grupin B.Oriku arriti të marrë një fitore minimale 1-0 përballë Besëlidhjes, ku goli i vetëm i takimit u shënua nga Branica në minutën e 17’ të takimit. Me këtë fitore Oriku ka arritur të shkeputet disi fundit të tgabeles së klasifikimit.Ndërsa në sfidën tjetër, për po të njëjtin grup, Partizani B arriti të mposhtë skuadrën e Veleçikut me rezultatin 2-0. Golat e takimit u shënuan nga Bërdufi në minutën e 33’ të ndeshjes, dhe dyfishoi Zani në minutën e 54’.Edhe skuadra kryeqytetase me këtë fitore i ka bërë nder vetës , duke ndezur dritën jeshile pë të qëndruar në kategorinë e pare, dhe në anën tjetër ka fundosur Veleçikun thuajse përfundimisht drejtë kategorisë së dytë.Në sfidën e vetme për Grupin B, Lushnja arriti një fitore minimale 1-0 ndaj Elbasanit, ku goli i vetëm i takimit u shënua nga Hysa në minutën e 74’, i cili bëri heroin për Lushnjen u aktivizua në fushë në minutën e 54’.
’