NGUSHLLIME PER GOMARIN E NGORDHUR

0
206
Vebi KURTAJPërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
(Homazh per humoristin Cur Gjeloshi)
Kur i cofi Curit gomari,
Shkojn’ do shokë me ia ”shnosh kryet”.
-Banu i fortë o Cur Gjeloshi,
E, per gomar… ju kjoshi vet’..!
Zehet ngusht’ i zoti shpise,
E, po i ban t’shoqes me shej:
-Ma bjer shishen e rakise,
Se, keta burra kan’ ardh’ me ndej..!
-Z’duam me nej, -po ja pret njani,
-Jooo, tash s’ju len Curi m’u çua,
Pse m’ka pasë kaq shokë gomari,
Kurrku mendja s’u m’ka shkua..!
Bile, i nat pa cofë, la amanet,
E shihte i shkreti terezine,
Per tagjinë qe asht’ tuj mbet,
Me m’ua dhan’ shokëve qe t’vine..!
Ulnie bythen, mos rrini n’kamë,
Se po vine prap tjerë mbas jush,
Ju po jap’ kollomoq të zhbamë,
Per tjert’ kam vec karabush..!
Si t’hutuem mbeten pa fjale,
Shpejt’ te ikim, kush esht ”burrë”,
Turr e vrap me ”bisht’ ner shale”:
Cur Gjeloshi mos vdeksh kurrë !

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.